Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që vijnë në mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë apo gjendja e përgjithshme nuk dërgojnë sinjale direkte mbrojtjeje apo funksioni.

Ju ndoshta nuk e dini që shëndeti i mëlçisë është në të njëjtin nivel për nga rëndësia dhe një nga faktorët kryesorë që ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve. Shëndeti i mëlçisë është diçka që ndikon te shumë njerëz. Sipas “Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC), mbi 4.5 milionë të rritur të moshës 18 vjeç e sipër janë diagnostikuar me sëmundje të mëlçisë.

Pse është kaq i rëndësishëm shëndeti i mëlçisë?

“Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm që kryen disa funksione kritike dhe sëmundja e mëlçisë shpeshherë nuk diagnostikohet,” thotë mjekja hepatologe, Sudha Kodali.

Cilat janë disa nga pasojat e një mëlçie të pashëndetshme?

Disa faktorë mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, nga infeksionet, yndyra dhe të gjitha këto çojnë në cirozë, një sëmundje që mund ketë edhe pasoja fatale për jetën.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për shëndetin e mëlçisë tuaj?

Nëse doni t’i bëni një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj në tërësi, kjo është ndjekja e një diete të ekuilibruar të pasur me anti-oksidantë, së bashku me vitaminat dhe mineralet kryesore.

Dieta mesdhetare është më e mira në këtë aspekt, pasi kjo nxjerr në pah edhe vlerën e përbërësve që kjo dietë ka, nga shumëllojshmëria e perimeve që kanë shumë fibra, peshku, arrat që kanë acide yndyrore, minerale, vitamina, proteina dhe karbohidrate në sasi të moderuar.

Ndaj, nëse doni të jetoni më gjatë, krijoni një regjim ushqimor të pasur që vlen për mëlçinë në veçanti, por edhe shëndetin tuaj në përgjithësi./E.Ç

Të fundit

SHBA, paralajmërim për rrezik kanceri nga pijet alkoolike

Këshilltari i Presidentit për Politikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...

Vranësira dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me...

Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!

Ylli Pata E gjitha kjo nuk është fare një qëndrim bazik mbi çështjen apo dosjen mbi të, përkatësisht doktorin, por është një ide mbi atë...

Balerina e njohur shqiptare në pritje te embël,

Balerina e njohur Isida Mollaymeri është në pritje të ëmbël. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Mollaymeri shfaqet në festën e ‘baby gender’,...

Nga nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do...

Lajme të tjera

Web TV