Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi ishte vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, Tallulah e cila zbuloi se është diagnostikuar me këtë çrregullim.

Tre vit më parë edhe aktori i Prison Break, Wentworth Miller, ka treguar se është diagnostikuar me autizëm. Ai tregoi se diagnoza zyrtare erdhi si një “tronditje” për të, edhe pse ai vetë kishte spekuluar më parë se ai mund të kishte autizëm.

Simptomat e autizmit tek të rriturit mund të shfaqen ndryshe nga fëmijët dhe shumë të rritur me kalimin e viteve kanë mësuar si të jetojnë me to.

Në shumicën e rasteve, njerëzit autikë diagnostikohen në fëmijëri, zakonisht pas moshës 4 vjeçare.

Megjithatë, disa të rritur autikë nuk diagnostikohen që në fëmijëri edhe nëse simptomat e tyre janë të rënda.

Shenjat dhe simptomat e autizmit tek të rriturit:

Vështirësi në zhvillimin e bisedës

Vështirësi në krijimin ose mbajtjen e miqësive të ngushta

Parehati gjatë kontaktit me sy

Sfida me rregullimin e emocioneve

Interes ekstrem për një temë të caktuar

Monologë të shpeshtë për të njëjtën temë

Mbindjeshmëri ndaj tingujve ose aromave që duket se nuk shqetësojnë të tjerët

Vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave

Mungesa e lakimit gjatë të folurit

Interesi i kufizuar vetëm për disa aktivitete

Probleme me leximin e emocioneve tek të tjerët

Vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit

Vështirësi për t’u përshtatur me ndryshimin

Sjellje të përsëritura

Ankth social

Nevoja për të rregulluar artikujt në një rend të caktuar

Njerëzit autikë zakonisht nuk i kanë të gjitha shenjat dhe simptomat e mësipërme.

Lexo edhe :  Osteoartriti/ Si po i 'shkatërrojnë" muskujt tuaj ushqimet ultra të përpunuara

Ata mund të përjetojnë të tjera simptoma që nuk janë në listë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person, por edhe sipas gjinive.

Pse diagnoza mund të jetë sfiduese tek të rriturit

Simptomat mund të jenë më të buta dhe si rezultat më të vështira për t’u njohur.

Ata mund të maskojnë shenjat dhe simptomat mjaft mirë.

Hulumtimet tregojnë se një nga testet e zakonshme që diagnoztikon autizmin në moshë madhore, ADOS-2, mund të jetë i besueshëm. Por një mjek duhet të njohë simptomat e një personi në mënyrë që t’i referojë ata në testim.

Shumë mjekë mund të mos jenë të njohur me shenjat e autizmit në moshë madhore. Veçanërisht nëse simptomat e pacientit nuk janë të rënda ose nëse pacienti ka edhe shqetësime të tjera, për shembull, ankth.

Përfitimet e diagnozës

Jo çdo i rritur autik i padiagnostikuar mund të dëshirojë ose të ketë nevojë për një diagnozë.

Është e rëndësishme të respektohen nevojat dhe preferencat e individit.

Për ata që e preferojnë atë, një diagnozë mund të ofrojë disa përparësi.

Diagnoza mund të japë një shpjegim për sfidat që mund të përjetojë një individ autik.

Mund t’u japë anëtarëve të familjes, miqve dhe kolegëve një kuptim më të mirë të autizmit.

Mund të hapë akses në shërbime dhe përfitime, duke përfshirë në vendin e punës ose mjediset arsimore.

Mund të zëvendësojë një diagnozë të gabuar./E.Ç

Të fundit

SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë

Nga Eduard Zaloshnja Zv-ndësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u...

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren,...

Tragjedia e Parashqevisë, pasojë e mediokritetit shqiptar

Nga Spartak Ngjela Koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti që nuk e njeh fare...

Deklarata e Ambasadës Amerikane/ Berisha: 5 nëntori ua dha atyre përgjigjen

Ish-kryeministri dhe njëgerazi Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi...

“Televizioni po shkon drejt llumit”/Alketa i kthehet Dalinës:Po produksioni që prodhon ti

Dalina Buzi ishte e ftuar në podcatin e Alketa Vejsiut. Si një producente dhe njeri i televizionit, që ka prodhuar shumë projekte, ka folur...

Lajme të tjera

Web TV