Greta Lena, dashuria për punën dhe shpirti i sakrificës..!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pandeli Bardhi 

Bashkuar këto edhe me zëmrën bujare  “të lindur”, e bëjnë atë që shërbimi ndaj qytetarëve  dhe rezultatet  në punë, të flasin me  gojën dhe “gjuhën” e tyre,  Është mes atyre jo shumë të tillë që fjalët e shumta e më keq akoma,mburrjet, zëvëndësohen me punë konkrete  të përditëshme. Këto, janë “Celsi” që ka aritrur të hyjë në zëmrat e qytetarëve dhe të fitojë atë më krysoren, besueshmërinë.  Greta Lena, ish Kryetare e Këshillit Bashkiak Gramsh dhe së fundi Drejtore e Spitalit Rajonal Gramsh e rradhitin atë mes atyre që rezultatet në punë, kërkojnë mund e sakrifica.

As që e kishim ndërmënd që të shkruanim, por si të them na imponuan disa pacientë kur bashkë me një mikun tim shkuam për të parë një të afërm të shtruar në spital. Që të të shijojë muhabeti edhe jo në local por në Spital, këtë e mësuam nga disa pacientë të shtuar në të njëjtën dhomë me mikun tonë.

Fjala ishte për kujdesin shëndetsor nga ana e persomelit të cilët ishin shumë të kënaqur. Një temë tjetër ishin edhe ndryshimet e mëdha që ishin bërë krahasuar edhe pak kohë më parë, dy tre vitet e fundit. Njëri prej tyre, u shpreh  që ‘Këtu kemi parë që të realizohet ajo që thuhej dikur “që të shërbejnë tamam si Mjeku të sëmurit”.  Më kujtoi këtë shprehje të harruar tashmë prej shumë kohësh që me siguri, bashkë me socializmin,  do të ketë ikur në “kërkim” të kujdesit të Shtetit për qytetarin  e në mënyrë të vecantë për kujdesin sjëndetsor, në radhë të parë për Mjekët, e e më pas për qytetarët. “Shumë pak para se të vinit juve, ishte vetë Drejtoresha e cila e ka bërë rutinë të ditës që më parë të vizitojë të sëmurët e më pas të merret me punët e saj. E ndërpres, duke i thënë “ që kjo nuk është ndonjë gjë e madhe sepse është drejtuesi  pari për  të vënë në lëvizje të tjerët. “Dakord, thotë, por  ajo e ka të përditëshme këtë dhe kur ajo nuk vjen, ne mendojmë që nuk do të jetë në Spital…”!

Eksperienca gjashtë vjecare e Gretës si Drejtuese e këtij Institucioni, sic mësojmë më pas, flet shumë pa qëndruar në pritje  nga lart, apo duke u ankuar..si  “Nuk na japin fonde, kemi mungesa në personel” etj etj. Sa për fondet, ato janë të planëzuara si edhe në të kaluarën, por kryesorja është menaxhimi i tyre mbasi dihet edhe fuqia ekonomike e Shtetit, por kur kemi të bëjmë me shëndetin e e qytetarëve, këtu puna ndryshon. Emërimi i Gretës në këtë detyrë, është zgjedhja e duhur e cila, përtej fondeve e pritjes nga lart, me përgjegjshmërinë e saj e ka zdhedhur vetë rrugën për t ‘i ardhur në ndihmë qatetarëve gramshakë…. Një informacion më të saktë na e jep Përgjegjsi i burimeve njerrëzore të Institucioit Fatbardh Cekrezi të cilin e njoh prej kohësh dhe përvec kësaj detyre, ai kryen edhe detyrën e Kryetarit të Komissionit të vlerësimit të figurave. Fatbardhi, sic shprehen kolegët e tij i bën gjërat “lopka lopka” si të them gjithcka e shkon në “vrimë të gjilpërës, kur është për të vlerësuar punonjësit, që punës t ‘I gjeje njeriun e duhur dhe jo njeriut një punë sa për të marrë një pagë.

“Mbi të gjitha të tjerat krahas punëve të të tjerëve, merita kryesore është e Drejtoreshë Gretës, e cila mbi të gjitha shquhet për fjalën e mbajtur, përgjegjshmërinë në punë dhe përpjekjet për të bërë të pamundurën për t ‘i dalë zot punës “ shprehet Fatbardhi .

E presim Gretën sa të mbarojë mbledhjen e shpejtë me varësit dhe e takojmë . Na pret me buzëqeshje për të na thënë dy fjalë për eksperiencën e saj, dhe për aq kohë, afro një orë që qëndruam, nuk tha asnjë fjalë për pyetjen që i drejtoj:   “Si keni arritur të bëni ndryshime rrënjësore, për një kohë të shkurtër, pak kohë mbasi morët emërimin, jo vetëm fasadën e Spitalit,  por në brëndësi që sic na u shpreh një pacient,  Ajo “ka bërë revolucion, edhe në Poliklinikë, edhe në Matermitet atje ku lind jeta njerrëzore, edhe në repartin e Urgjencës  edhe në ambientet e jashtëme edhe…”!

“Me punë gjithcka bëhet, po të përpiqesh, i gjen edhe rrugët..” Ne, jemi mësuar të dëgjojmë llafe e llafe, por jo, Greta, nuk e ka këtë natyrë. Fshati që duket, nuk do kallauz. Me thjeshtësinë që e karakterizon, me korrektësinë dhe mosqëndrimin duarkryq na u përgjegj.:”Sejcili ka metodën e tij të punës, por unë nuk kam bërë asgjë më shumë, nga ajo që bën gjithkush që  ndjen përgjegjsinë e punës. Nuk kam pretenduar që kam aritur pësosmërinë, problemet janë të shumta por ne jemi të angazhuar të bëjmë të pamundurën”!

Greta, ka edhe një veti tjetër atë të humanizmit e cila më shumë e ka të lindur këtë cilësi dhe të trashëguar nga të parët e saj. Babai i saj Filja, ka punuar si llamarrinist dhe mundohej të plotësonte nevojat që kishte kooperaiva dhe bashkëfshatarët.  “Më shumë se punonte për kërkesat që kish kooperativa punonte për qytetarët, dhe ata që nuk kishin të paguanin u a bënte falas,.” thotë një i moshur. Po të njihni vajzën e tij që është në Spital, ajo ka të tëra huqet e tij, e thjeshtë, e dashur, bamirëse dhe ka bërë shumë për ne, qytetarët, njësoj si Babai i saj i nderuar..

Lexo edhe :  Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali

Kurioziteti na shtyu të pyesim për bamirësitë që ka bërë Greta. I thonë vetë bashkëfshatarët e saj. Gjatë kohës së Covid-19, vetë Greta si Drejtore e Spitalit, me të ardhurat e saj ka shpërndarë mbi 540 pako me ushqime dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm për familjet në nevojë. Askush nuk i kërkoi për këtë, por ajo e ndjente si detyrim, vetëm për humanizmin e saj për të bërë mirë.. Dhe kur  tërë cilësitë e mira që i ka në karakter, bashkohen edhe me humanizmin, të gjitha këto bëjnë atë që të kemi një njeri të kommpletuar, të kohës që aq shumë ka nevojë shoqëria sot…

Në këtë rast, nuk llogariten ato c ‘ka ajo ka shpërndarë ndihma nga donatorë apo institucione të ndryshme. Të jesh human, nuk është e thënë të jesh i pasur që të japësh për njerrëzit në nevojë, fjala vjen. Human, mund të jetë edhe një punonjës i thjeshtë që nuk ka, por ka kulturën e tij që  në  c‘do rast,  humanizmin e tij e tregon edhe me një buzëqeshje, me një fjalë të ngrohtë e të ëmbël, me një fjalë të mirë. E kur mendon më pas, që Mjekun ajo c ‘ka e dallon nga të jerët, është humanizmi, meret me mënd si duhet të jetë ai, Edhe Greta, nuk është Mjeke me Diplomë, por humanizmin e ka në gjak

Me që jemi këtu, mund të themi  që për Mjekët, kriohet përshtypja qash në komunikimin e tij, në sjelljen me qytetarët, me llogjikën e shëndoshë e aftësinë për të bërë njerrëzit për vehte. Është tjetër gjë aftësia professionale për të cilën, pothuaj jan në të njëjti nivel sic thonë “pesë më lart apo pesë më poshtë”!

Kryesore është që Mjeku si të thuash, shëron me fjalën e mirë me sjelljen e tij me komunikimin e ngrohtë virtute këto  që bien në sy dhe I dallon ata nga njëri tjetri. Greta, këto i ka të gjitha.  Ajo ka mbaruar Fakultetin juridic dhe master shkencor për menaxhim spitalor. Në të vërtetë, ajo është nga vetë natyra e saj, më shumë se një Mjek, sepse ka kulturën, ka traditën e familjes, ka mbi të gjitha përkushtimin ndaj punës dhe kujdesin për qytetarët. Edhe kjo është një natyrë tjetër e saj, duke mos ndenjur duarkryq por të vërë në funksion trurrin  pë gjetjen e formave e rrugëve për të bërë të mundur që t ‘u vijë në ndihmë qytetarëve në atë funksion që kryen.

Me përjashtim të disa të dhënave për Spitalin Rajonal të Gramshit që mbulon mbi dyzet mijë banorë   bashkë me Zonën e Gramshit përmbledh edhe rrethinat e Skraparit, Cërrikut dhe Belshit me një kapacitet prej njëqind e njëzet shtretër dhe mbi njëqind e pesëdhjetë punonjës  nuk na dha gjë tjetër. Greta na foli edhe për trajnimin e vazhdueshëm të personelit sipas vëndit të punës  dhe mes shumë arritjeve në këtë drejtim, po shkëputim provën e parë dhe më të madhe që “testoi”këtë  personel aksidenti i rëndë  ndodhur më 10 Korrik 2021 në fshatin Bregas ku personeli tregoi si asnjeëherë tjetër gatishmëri të lartë dhe brënda një kohe record, mundën të shpëtojnë të gjitha jetët njerrëzore që u pëefshinë në aksident  Këtë e mbajnë mënd të gjithë si suksesin më të madh, krahas shumë të tjerave  që nuk morën parasysh vështirësitë e shumta të terrenit dhe mungesën e automjeteve, por gatishmëria njerrëzore, është mbi gjithçka. Na duket e tepërt të përmëndim të gjitha sa janë bërë për atë që thonë që i është ndryshuar faqja e Spitalit, nga pamja e jashtëme, në brëndësi dhe në shërbime. Të gjitha sektorët, janë pajisur me aparatura të kohës dhe moderne. Kështu edhe Reparti i Urgjencës, Materniteti, ku lindin jetët njerrëzore, Poliklinakë në afërsi të tij, Laboratori Bio-kimik për amalizat, ambientet e jashtëme për rregullim e asfaltim etj etj

Është kjo arësyeja që në vitin 2021, Spitali Rajonal Gramsh vlerësohet me titullin: “Mirënjohja e Qarkut”,nga Këshilli i Qarkut Elbasan.

Greta, të gjitha këto, nuk na i tha, por punonjësit e personelit, janë “vigjilentë” dhe i janë asaj mirënjohës. Njëra nga Shefet e nje reparti, bashkë me Fatbardhin e nxjerrin “sekretin!.

Fillimisht, me ardhjen në këtë detyrë, Greta u lidh me njërën nga motrat e një shoqërie bamirëse, nga Peja e Kosovës të quajtur Lindita, e cila kjo nga ana e saj shfrytzoi njohjen me një biznesmen gjerman të quajtur Chrisofet Raiëa, i cili ky erdhi vetë disa herë në Gramsh dhe u njoh me gjëndjen e tij. Me investimet e tij qysh nga viti 2020 e në vazhdim, u bë e mundur që të gjitha repartet të pajisen me aparaturat përkatëse, një autoambulancë, reparti i Urgjencës e të tjerat me radhë, që bashkë me investimet e MSH-së u bë e mundur që spitali të mari një pamje tjetër. Greta, ka bërë të mundur që të sigurojë edhe donatorë të tjerë si shoqëria islamike “Relief Albania”, Swiss Barakah Charity, me Z, Ermir Gjana etj etj me te të cilët ka gjetur një mirëkuptim të plotë dhe ata, me të gjitha mundësitë, kanë dhënë konntrubutin e tyre. Edhe mbas ndarjes nga jeta të Biznesmenit gjerman Christof Raiwa, detyrën e tij e vazhdon vajza e tij Raiwa , “Qytetare e Nderit” të Bashkisë Gramsh. Kudo vazhdon puna. Sic na u shprehën:”Ejani mbas një muaji dhe do të shihni të tjera ndryshime…

 

Të fundit

Kërkoi ndarjen dy javë pas martesës, zbulohet e shkuara e banores së BBV 4

Mirëpo, Briseida dhe historia e saj me Jorin nuk është edhe aq e panjohur për publikun. Rreth 2 muaj më...

Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. Ndërkohë trafik i rënduar...

“Vetëm ai s’do doja të kishte ikur”/ Egli shpërthen në lot për Redonin

Gili së bashku me djalin e saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...

Nga 1 janari, abone falas për pensionistët. Fluks në njësitë bashkiake

Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, pensionistët e Tiranës do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në linjat urbane të kryeqytetit. Do...

“Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë. Në rrjetin...

Lajme të tjera

Web TV