Burri mbytet në pishinë bashkë me dy fëmijët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Britania dhe dy fëmijët e tij, u mbytën në një pishinë në jug të Spanjës në sy të nënës së tyre. Sipas dëshmisë së mbledhur nga Garda Civile, viktimat nuk dinin të notonin.

Drama e familjes britanike u zhvillua në prag të Krishtlindjes, në një rezidencë turistike në qytetin bregdetar të Mijas, afër Malagës.

Ndërkohë një mjek mjeko ligjor po kryen autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes, hetuesit u shprehën se vajza që mbijetoi ka deklaruar se familjarët e saj nuk dinin not.  Viktimat u identifikuan nga policia si një vajzë nëntë vjeçare, një baba 52 vjeç dhe një djalë 16 vjeç. Mosha e motrës së mbijetuar nuk është bërë e ditur.

Një zëdhënës i Gardës Civile shpjegoi se kur vajza e vogël nuk dilte dot nga uji, babai dhe vëllai i saj u hodhën në pishinë për ta shpëtuar atë, por u mbytën që të tre.

Edhe pse ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje ata nuk arritën të shpëtonin dot tre familjarët. Hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë në lidhje me vdekjen e tyre dhe janë në pritje të autopsisë./Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV