Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re.

Në një intervistë ai tregoi se si është njohur me partneren e tij, Ana Skrel. Madje, nuk u step të shprehte dhe planet për martesë.

Këngëtari dhe ish-banori i emisionit ‘Ferma VIP’ tregoi për publikun se partnerja e tij e re është 23 vjeçe, nga Ulqini, por jeton në Amerikë.

“Si të mos e postoj këtë peri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake”, – u shpreh ai.

Ai shtoi se distanca i ka shtyrë të udhëtojnë më shumë për t’u takuar.

“Më bie të udhëtoj shumë. Kam shkuar shpesh në Amerikë. Tani, ajo do të vijë këtu për të qëndruar më gjatë.”

Për sa i përket njohjes, ai u shpreh se vajza nuk është pjesë e showbiz-it dhe se e ka parë në një dasmë në Nju Jork.

“Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë në një dasmë në Nju Jork, më ka parë në një story dhe kështu kemi hyrë në kontakt. Nuk e ka ditur se kush jam, hiç.”

Gjithashtu, ai u shpreh se ndihet shumë mirë me të dhe nuk e përjashton mundësinë e një dasme.

“Jam rehatuar shumë me të. Quhet Ana Maria. Pse të mos bëj dasmë. Dasmën e dytë do ta bëj ndryshe. Do ta bëj jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël.”/E.Ç

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV