SHBA-të duan “Shqipërinë etnike”?/ Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë tregoi Rama në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë dhe mesazhin që kreu i ekzekutivit kërkoi të përçonte tek shteti fqinj.

Ai theksoi se fakti që Rama përmendi edhe Çamërinë, do të thotë se mund të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të folur mbi këtë çështje kaq delikate.

“Dy kanë qenë qendrat e goditjes së Shqipërisë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morëm. Rama tregoi se do të fillojë çështja Çame. Faktet janë këto, por po të flasim për gjëra të tjera, është fantazi. Rama e foli njëherë para dy vitesh këtë gjë dhe grekët na sollën ushtrinë këtu.

Rama e përfshiu energjikisht këtë çështje. Përse? Të shikojmë se ku e ka mbështetjen Edi Rama. Ku e gjen fuqinë që të hyjë e të dalë në konflikt me Greqinë? Në Uashington, mendoj unë!”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon deklaratës së bërë nga Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek dhe njëkohësisht eurodeputete në PE, avokati tha se nëna e Kyriakos Mitsotakis, kreut të qeverisë greke është shqiptare.

“Disa vite ka qenë emigrantët shqiptarë po trajtohen si njerëz. Me kë flet Bakoyanis? Nënën e ka shqiptare ajo, Marika e ka emrin, e di unë. E kemi takuar njëherë në Kretë”- shtoi Ngjela ndër të tjera.

Sa i takon mesazhit që vizita e Ramës dha për Athinën zyrtare, Ngjela tha se ishte një lloj “hakmarrje” për çështjen e Belerit si dhe mundësi që të rihapet “Çështja Çame”./   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Lajme të tjera

Web TV