Turqi/ Pas dy vitesh Wikipedia do të ketë sërish akses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liria e shprehjes fiton dhe, pas më shumë se dy vjet e gjysmë censurimi, Wikipedia përsëri do të jetë e aksesueshme në Turqi. Vendimi u njoftua nga autoriteti i kontrollit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (Btk), sipas raportimit të CNN turke, pasi Gjykata Kushtetuese e Ankarasë kishte vendosur me shumicë se bllokimi i web-eve cënonte ‘lirinë e shprehjes’.

Bllokada do të hiqet pasi arsyet e vendimit të jenë publikuar nga Gjykata Kushtetuese, tha organi i kontrollit të internetit në Turqi. Të enjten, më 26 dhjetor, Gjykata Kushtetuese turke vendosi se bllokimi i hyrjes në website shkelte të drejtën e lirisë së shprehjes “e garantuar me nenin 26 të Kushtetutës”. Vendimi i Gjykatës, i publikuar në faqen e tij të internetit, u mor me shumicë, me 10 vota kundër 6, siç raportohet nga agjensia Anadolu.

Themeluesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales, mirëpriti vendimin duke shkruar “Mirë se u ktheve, Turqi”, në një postim në Twitter, shoqëruar me një foto gjatë një udhëtimi në Turqi.

Vendimi erdhi pas një apeli nga fondacioni Wikipedia në maj 2017 duke kërkuar anulimin e ndalimit të qeverisë. Çështja përfundoi edhe para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Të fundit

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Lajme të tjera

Web TV