Martohet Damiano Agalliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Damiano Agalliu ish banori i Big Brother, një nga djemtë më të përfolur në show bizz-it i jep fund beqarisë. Ai ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes prej natyrës dhe karakterit të tij energjik. Askush nuk e mendonte se një djalë si Damiano do dashurohej kaq shumë me një femër dhe të merrte një vendim kaq të madh si martesa në një kohë të  shkurtër. Ka qenë vetë Damiano ai që ka postuar një foto në insta story dhe i bëri njerëzit kureshtarë. Ai postoi kostumin që do të vishte të nesërmen në dasmën e tij dhe shkroi: “Gati për një ditë të madhe”, “Ready for a big day”

Ai prej kohësh na kishte zbuluar se ishte në një lidhje me një vajzë jashtë nga fusha e show bizz-it. Në date 16 tetor ai shpalli fejesën. Emri i vajzës ende nuk është publik nga Damiano. Mesa duket ai ka preferuar ta mbajë larg nga mediat.

Të ftuar në dasmën e Damianos kanë qenë shumë emra të njohur, midis tyre regjisori Drilon Hoxha, këngëtari Anxhelo Koçi, Ergys Keta dhe Klajdi Budini. Ajo që vihet re është mungesa e ish banorëve të “Big Brother”. Mesa duket Damiano nuk i ruan marrëdhëniet me ta.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit jetë të lumtur.

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV