Si ta pastroni mëlçinë me lëngun e panxharit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëlçia luan një rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e organizmit nga toksinat. Megjithatë, funksioni detoksifikues i saj është në varësi të ushqyerjes dhe regjimit që ndjek njeriu, por edhe nivelit të aktivitetit fizik dhe mjedisit. Në momentin që toksinat bëhen të papërballueshme për mëlçinë, ato akumulohen në inde dhe në organe duke ndikuar seriozisht në shëndet.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e ushqyerjes me produktet e duhura për të ndihmuar mëlçinë në pastrimin e organizmit nga toksinat. Lëngu i panxharit është i jashtëzakonshëm për shëndetin. Ai është shumë i pasur me vlera dhe ushqyes që e lehtësojnë punën e mëlçisë.

Për një efekt shumë më të mirë pastrues, ekspertët rekomandojnë kombinimin e lëngut të panxharit me karota, mollë të kuqe, barishte, xhenxhefil dhe limon.

Panxhari dhe karota përmbajnë shumë flavonoidë dhe vitaminë A. Mollët përmbajnë pektinë që lehtëson pastrimin e organizmit nga toksinat dhe nxjerrjes së tyre nëpërmjet sistemit tretës. Kale është një barishtet më efikase për detoksifikimin. Kjo barishte përmban klorofil bimor që pastron gjakun nga toksinat. Xhenxhefili është efikas kundër problemeve me tretjen ndërsa limoni ofron sasi të mëdha të vitaminës C e cila gjithashtu ka efekt pastrues.

Si ta përgatisni lëngun e shëndetshëm për pastrimin e mëlçisë nga toksinat!

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:

3 karota të lara e të qëruara,

1 panxhar i qëruar,

2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,

6 gjethe kale,

një copë e vogël xhenxhefili,

gjysmë limoni të qëruar.

Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser. Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart. Përziejeni mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra. Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull.

Lexo edhe :  Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit./   S.M

Të fundit

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj vere. Kur u duk se...

Lajme të tjera

Web TV