“Na pret një verë e nxehtë”/ IGJEUM zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Një verë e nxehtë por e thatë parashikohet të jetë në vendin tonë. Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM thotë se nuk parashikohet të kemi thyerje të rekordeve absolute të temperaturave.
Ndërkohë gjatë fundjavës temperaturat maksimale pritet të jenë deri në 34 gradë Celcius.

Në Fier, Berat, Korçë, Vlorë e Gjirokastër parashikohet të ketë rrezik i moderuar i zjarreve në pyjet e këtyre qyteteve./   S.M