Françeska Murati shtatzënë? Ish-banorja e BBVIP 3 sqaron të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Françeska Murati është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme, e kjo për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale.

Gjithsesi, ajo ka sqaruar se si qëndron e gjithë e vërteta në “She’s On Top”, duke thënë se nuk është shtatzënë, por ka qejf që të bëhet nënë për herë të dytë, pse jo vitin tjetër.

Jo, unë nuk jam shtatzënë, Jo, jo, jo. Unë nuk jam shtatzënë. Në fakt unë kam bërë thjesht një koment duke thënë: ‘Shihemi vitin tjetër në maternitet’, por kjo s’do të thotë që jam shtatzënë. Do të thotë që vitin tjetër mund ta mendojmë diçka, po e planifikojmë, kemi qejf, por nuk jam. Unë kam dëgjuar shumë njerëz, kam parë në rrjete që thonin se unë kam qenë shtatzënë përpara se të hyja në shtëpi dhe prandaj jam shëndoshur. Nuk janë të vërteta. Nuk jam shtatzënë. Unë kam një djalë dhe jam shumë e lumtur për momentin. Vitin tjetër? Do Zoti, pse jo”, tha Françeska. S.B

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

Lajme të tjera

Web TV