Shpërthen skandali, dy amerikanët e Sigurisë Kombëtare dorëzohen te Sovjetikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Luftës së Ftohtë dy kriptografë që punonin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara u nisën për pushime në Meksikë, dhe prej atje  dezertuan në Bashkimin Sovjetik. Dezertimi i William Martin dhe Bernon Mitchell, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në rradhët e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare.

William Hamilton Martin dhe Bernon F. Mitchell, nga Meksika shkuan në Havanë, Kubë – ku hipën në një anije ruse transporti për në Bashkimin Sovjetik.

Më 5 gusht, Pentagoni njoftoi se ata nuk ishin kthyer nga pushimet dhe se “mund të kenë shkuar prapa Perdes së Hekurt”. Më 6 shtator, dy kriptografët u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë dhe thanë se kishin kërkuar strehim politik dhe shtetësi sovjetike.

Gjatë konferencës, dezertorët bënë publik për herë të parë misionin dhe aktivitetet e NSA në një deklaratë të përgatitur më parë. Ata thanë: Ata gjithashtu thanë: “Pakënaqësia jonë kryesore kishte të bënte me disa nga praktikat që Shtetet e Bashkuara përdorin në mbledhjen e informacionit të inteligjencës … duke shkelur qëllimisht hapësirën ajrore të kombeve të tjerë … përgjimin dhe deshifrimin e komunikimeve sekrete të aleatëve të tyre… Ndoshta armiqësia e Shteteve të Bashkuara ndaj Komunizmit lind nga një ndjenjë pasigurie e shkaktuar nga arritjet Komuniste në shkencë, kulturë dhe industri”.

Martin, përfundimisht u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe vdiq në Meksikë më 1987 në moshën 56 vjeçare. Pak dihet për Mitchell; ai kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, dhe mbeti në Bashkimin Sovjetik – vdiq në Shën Petersburg më 2001 në moshën 72 vjeçare.

Kalendar

25 qershor 1741 – Maria Tereza e Austrisë kurorëzohet mbretëreshë e Hungarisë. Maria Tereza dhe burri i saj, Francis I, Perandori i Shenjtë romak, patën 16 fëmijë, përfshi mbretëreshën Marie Antoinette të Francës.

Lexo edhe :  BE heq dorë nga hakmarrja, pezullon tarifat anti-Trump

25 qershor 1847 – Robërit zezak të liruar nga SHBA-të, themelues të Liberisë, shpallën këtë shtet të Afrikës Republikë të Pavarur. Në të njejten ditë të vitit 1862. Liberinë e njohin edhe SHBA-të.

25 qershor 1950 – Me një forcë ushtarake prej mbi 100.000 trupash, Koreja Veriore sulmon fqinjin e vet jugor, duke e filluar në këtë mënyrë edhe zyrtarisht luftë ndërmjet dy Koreve.

25 qershor 1975 – Mozambiku shpall pavarësinë nga Portugalia.

25 qershor 1991 – Slovenia dhe Kroacia shpallën pavarsinë.

25 qershor 1945 – Përfaqësues të 50 vendeve u mblodhën në San Francisko të Kalifornisë për nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Organizata e re zevendësonte Lidhjen e Kombeve.

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV