U aludua se ka tradhtuar Loredanën me të dashurën e re, reagon Mozzik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Instagram për zërat që qarkullojnë se ai i ka shkruar Lotinës, të dashurës së re ndërsa ishte ende në një marrëdhënie me Loredanën.

Së pari, Mozzik publikoi foto të mesazheve të vjetra me Lotinën, të cilat datojnë që prej viti 2019, për të mbështetur deklaratën e tij gjatë intervistës në “Reload” se Lotina ka qenë një pëlqim i vjetër dhe i bukur i reperit.

“Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë”, u shpreh ai në intervistë.

Por, pas publikimit të fotove, njerëzit menjëherë kanë aluduar se ai e ka tradhtuar Loredanën, me të cilën ka një vajzë, Hanën, pasi në vitin 2019 kanë qenë bashkë.

Mozzik ka bërë reagimin e tij, duke postuar këngën “Dhelpër Dinake”, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2019 dhe është një dedikim për ish-in e tij, Loredanën. “Nuk jam tradhtar/ unë bëj hite”, shkroi ai në postim.

Në foton e mesazheve, e publikuar nga reperi, shihet data 13 dhjetor 2019, periudhë në të cilën ai dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes. Vetë Mozzik, një muaj para se t’i shkruante Lotinës konfirmoi divorcin për “20 min”, duke deklaruar se martesa mes tij dhe Lorit thjesht nuk funksiononte më.

Edhe te mesazhi tjetër, i cili përkon me disa emoji me mjaltë, si për të thënë se Lotina është kaq e ëmbël, Mozzik e kishte shkruar në korrik të 2020-ës, kur ende s’ishte pajtuar me Loredanën. Ata i dhanë edhe një tjetër shans lidhjes, në tetor të 2020-ës, për t’u ndarë një vit më vonë.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Mozzik dhe Lotina kanë publikuar foto nga pushimet e tyre të përbashkëta në Tanzani, çka solli edhe thashethemet se ata janë bashkë. Më pas, çifti e konfirmoi lidhjen./E.Ç

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV