Një zjarr ka përfshirë stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Nga pamjet e siguruara, shihet se flakët kanë përfshirë pjesën e tribunës qendrore.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve./e.t