Janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus në qytetin e Krujës. Nga 21 teste që janë bërë 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Të prekurit rezultojnë të jenë punonjës të fasonerive dhe të afërm të tyre. Raste e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit i çojnë shifrat në 34 persona të prekur në këtë qytet.
Duke u renditur kështu si qyteti i pestë me numrin më të lartë të personave të konfirmuar me Covid-19./Fjala.al/