Dhëmballa i merr jetën vlonjatit në burgun e Malandrinos. Babai i 5 fëmijëve vdes në rrethana misterioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selim Z., 37 vjeç, babai i 5 fëmijëve vdes në rrethana misterioze të dielën e Pashkëve në burgun famëkeq të Greqisë! Shokët e qelisë thirrje shqiptarëve: Na ndihmoni ta çojmë trupin në Shqipëri!

Nga Nikoleta Kovaçi/

Ka ndërruar jetë në kushte tejet misterioze në një prej burgjeve më famëkeqe të Greqisë. Në moshë 37-vjeçare mësohet se Selim Z., nga Vlora ka ndërruar jetë ditën e dielë nga problemet në një dhëmballë ndërkohë që lajmin e bën të ditur vetëm një gazetar shqiptar nga Greqia. Asnjë autoritet grek as shqiptar nuk flet për vdekjen e shtetasit vlonjat në burgun Malandrinos, ndërkohë që janë të burgosurit shqiptarë në këtë burg që kanë kërkuar ndihmë për të sjellë trupin e tij në familjen e tij në Shqipëri. Asnjë e dhënë nuk është mësuar mbi rastin në fjalë as nga ambasada shqiptare dhe as nga Ministria e Jashtme ndërkohë bëhet me dije se 37-vjeçari kishte më shumë se një jave që kishte kërkuar ndihmën mjekësore por nuk i është dhënë e për pasojë ka ndërruar jetë. Referuar të dhënave që flasin për rastin, bëhet me dije se shokët e tij të cilët janë në dijeni të problemit që edhe mendohet që i ka marrë jetën kanë kërkuar të dinë se si ka ndodhur vdekja e bashkëvuajtësit të tyre, por autoritetet e burgut nuk kanë dhënë asnjë shpjegim, duke bërë që emri i vlonjatit të listohet në radhën e emrave të shqiptarëve të vdekur në kushte misterioze në burgjet greke. Informacionet bëjnë me dije se viktima është baba i 5 fëmijëve të mitur dhe se kishte vite që jetonte në Greqi.

Vdekjet e shqiptarve në burgjet greke!

Prej më shumë se dy dekadash shqiptarët janë viktimat më të mëdha të burgjeve greke. Janë të shumta rastet kur të burgosur kanë dhënë jetën nën torturat çnjerëzore të policisë së burgjeve greke, apo edhe nëpër rajone policore, ndërsa asnjëherë shteti shqiptar nuk reagoi qoftë edhe për një rast të vetëm. Rasti i së dielës, kur ka ndërruar jetë Selim Z., 37 vjeç, nga Vlora, baba i 5 fëmijëve, është rasti i dytë brenda dy javësh. Më parë u tha se vdiq një grua shqiptare, por që dyshimet ishin se ishte mbartëse e virusit Covid. Po ashtu, asnjë e dhënë tjetër nuk e shoqëroi vdekjen e saj përveç një proteste në burgun që i mori jetën nga gratë e tjera, protesë që u izolua brenda një ditë nga vetë autoritetet e Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë. Por duke u kthyer në kohë, në historinë e përgjakjes së burgjeve greke me jetë shqiptarësh, dalin shumë ngjarje të dhimbshme, ku familjet shqiptare janë lënë të vetme në përballjen me autoritetet e dhunshme të sistemit të burgjeve në vendin fqinj. Autoritetet shqiptare gjithnjë kanë larë duart me rastet e shumta të vrasjeve dhe vdekjeve të shqiptarëve nëpër burgje duke u fshehur pas moralit të së ‘keqes’ që ata kanë bërë, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet. Sipas të dhënave që janë bërë publike vetëm brenda vitit që lamë pas janë 6 raste të vrasjeve dhe të dyshimeve si të tilla. Përgjatë viteve janë bërë publike masakra nëpër burgje ku viktimat kanë qenë shqiptarët. Në këtë burg ku u gjet i pajetë vlonjati 6 vjet më parë u shënua edhe një prej ngjarjeve më makabre që mund të kenë ndodhur në të gjithë Europën. U vra pas torturave gjithfarësh Kudret Kume, i njohur me emrin Ilia Kareli, rasti që tronditi gjithë Europën po jo Shqipërinë e tij./Fjala.al

Lexo edhe :  U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Raste vrasjesh në harkun e një viti!

1 maj 2019 – Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. Gjatë një përleshje, dy të burgosur me origjinë ruse e qëlluan me thika të improvizuara në gjoks dhe në këmbë.

27 janar 2019 – Në burgun e Koridhalos vritet Bardhyl Tusha i njohur edhe me emrin Bandiol Tusha. Ai u gjet i pajetë në qeli dhe fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga përdorimi i mbidozës. Por ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzion se Bardhyl Tusha ishte mbytur në qeli.

14 janar – Arbër Bako vritet në burgun e Koridhalos. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

27 dhjetor 2018 – Gëzim Shekaj 33 vjeç nga Vlora gjendet i varur në qelinë e spitalit psikiatrik të burgut të Koridhalos. Një i afërm i tij tha se 33-vjeçarit i ishin injektuar gjilpëra.

25 nëntor 2018 – Një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mister.

8 shtator 2018 – Në burgun e Koridhalos vritet shqiptari Franc I. 31 vjeç.

Të fundit

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Dritë shprese mbi Gaza/ Emiratet e Bashkuara dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë...

Arrestimi dhe rënia e Maximilien Robespierre: fundi i një tiranie në emër të Revolucionit

27 korrik 1794 Më 27 korrik 1794 (9 Thermidor sipas kalendarit revolucionar francez), Maximilien Robespierre – një nga figurat më të fuqishme dhe më...

Lajme të tjera

Web TV