Tërhiqet nga çështja e Bashës gjyqtarja Fatmira Hajdari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Fatmira Hajdari, është tërhequr nga gjykimi i çështjes për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e PD-së Ilir Dervishi për lobimin rus.

Që në seancën e parë gjyqësore, Hajdari ka njoftuar se kërkesën e saj do t’ia paraqesë kryetarit të Gjykatës.

Këtë tërheqje e ka justifikuar me faktin që çështja të mos paragjykohet, ndërsa seanca e radhës u caktua të zhvillohej me 30 prill, ora 10.

“Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet.”-tha ajo.

Hajdarit i kishte rënë kjo çështje nga shorti për të kryesuar trupën, në përbërje të cilës ishin dhe Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj, që do të merreshin me shqyrtimin e apelimit të prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha.

Për Gjyqtarin Lazër Sallaku provat ishin të pavlefshme, ndaj  rrëzoi akuzën për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Megjithatë ky vendim nuk u mirëprit nga Prokuroria, e cila vendosi ta apelonte ndërkohë që grupi i prokurorëve u nda në dy qëndrime ku njëri prej tyre, Kol Hysenaj, kërkoi rikthim të akteve për vijimin e hetimeve ndërsa tjetri vazhdimin e gjykimit.

Verdikti final për këtë çështje pritet të merret nga Gjykata e Apelit, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Lazër Sallakut apo do të pranojë kërkesën e një prej prokurorëve për të rikthyer aktet për hetim./Fjala.al/

Të fundit

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Lajme të tjera

Web TV