Covid-19/ “Klubet do falimentojnë”, Galliani-qeverisë italiane: Lejoni futbollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi ekzekutiv i klubit të Monza-s dhe njëkohësisht ish-zëvendëspresidenti i Milan, Adriano Galliani, ka thënë se futbolli duhet të vazhdojë pavarësisht koronavirusit, pasi sipas tij nëse ndërpritet shumë klube rrezikojnë të falimentojnë.

Qeveria italiane është duke diskutuar për lehtësimin e masave të karantinës në Itali nga 4 maji, përfshirë këtu edhe lejimin e lojtarëve për t’u kthyer në stërvitje, por duke bërë teste për Covid-19 në baza ditore.

Sipas Gallianit borxhet e klubeve si dhe mungesa e të ardhurave të reja kanë për të shkaktuar një gjendje dramatike te futbolli italian.

“Vetëm virusi mund ta vendosë kohën. Është shumë e vështirë, sepse ne duhet patjetër të kthehemi një ditë në stërvitje dhe do të na duhen edhe katër javë të tjera për t’u përgatitur për të luajtur, prandaj nuk e di se kur mund të rifillojë liga. Ajo çfarë mund të them është se borxhet që disa klube i kanë dhe humbja e të hyrave do të shkaktojë gjendje dramatike. Disa klube italiane rrezikojnë të falimentojnë. Askush nuk është në gjendje t’i mbijetojë një pezullimi afatgjatë të futbollit”, u shpreh ai për “Telelombardia”./Fjala.al/

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV