U dhunua nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon pamjet e reja, ja si duket në fytyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa javë pasi u dhunua nga motrat Berisha, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje, ku tregon gjendjen e saj. Në videon e publikuar në Instagram, duket se Klea ka ende shenjë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë. Gjendja e saj është duke u përmirësuar edhe pse shenjat duken ende në fytyrën e saj.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha rezultojnë ende në kërkim. Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berisha, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV