3 sëmundjet që bashkë me koronavirusin ju çojnë drejt vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një studim të ri të kryer në Nju Jork u ekzaminuan 5.700 pacientë me koronavirus. Nga studimi rezultoi se presioni i lartë i gjakut ishte faktori kryesor që rëndonte shëndetin e pacientëve,  i ndjekur nga mbipesha dhe diabeti.

Studimi, i cili është i pari i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara u krye midis 1 marsit dhe 4 prillit.

“Ky është një virus vdekjeprurës, dhe ne i nxisim pacientët që janë më të moshuar, të cilët kanë sëmundje kronike si hipertensioni dhe diabeti, nëse kanë simptoma, duhet të thërrasin urgjent mjekun”, tha për FOX Business, Karina Davidson, nënkryetare e lartë e kërkimit në Northwell Health.

Studimi u botua në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane të mërkurën dhe tregoi se hipertensioni (57 për qind), mbipesha (41 për qind) dhe diabeti (34 për qind) ishin faktorët kryesorë që rëndonin gjendjen e pacientëve me koronavirus.

LEXONI STUDIMIN E PLOTË ⇓⇓

Studimi amerikan mbi korona… by Bardhi Quku on Scribd


Studimi zbuloi gjithashtu se pacientët me diabet kishin më shumë të ngjarë të merrnin ventilim invaziv.

Sipas studimit, 88 për qind e pacientëve që u futën në ventilim kanë ndërruar jetë.

Pacientët që iu nënshtruan studimit “kishin mbërritur në spital në fazat e vonshme të infeksionit dhe shumë prej tyre nuk merrnin frymë kur kanë arritur në spital”, tha Davidson.

Gjithsesi, studimi sipas Davidson “është një studim vëzhgues, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm.”

Mosha mesatare e pacientëve që iu nënshtruan studimit, ishte 63-vjeç dhe shumica prej tyre ishin meshkuj.

Shtetet e Bashkuara harxhojnë çdo vit miliarda për të luftuar sëmundjet kronike. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, hipertensioni, i njohur gjithashtu si presioni i lartë i gjakut, i kushton Shteteve të Bashkuara rreth 131 miliardë dollarë në vit,

Lexo edhe :  "Nuk do të kem kurrë Tik Tok", Jennifer Aniston tregon përse është kundër rrjetit social

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabeteve, kujdesi shëndetësor për njerëzit me diabet u llogarit nga 1 në 4 dollarë në Shtetet e Bashkuara për vitin 2017.

ADA vlerësoi  se trajtimi i diabetit tip 1 dhe tip 2 kushtoi 327 miliardë dollarë atë vit, përfshirë 90 miliardë dollarë të humbur në produktivitetin ekonomik./Përshtati nga Fox News Business, për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV