Krisje në çift: Pas Luanës, ndahet edhe Marina?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A kemi një krisje në martesën e Ghetto Geasy dhe Marina Vjollcës? Deri më tani asgjë nuk është pohuar nga goja e çiftit, por disa lëvizje të vogla kanë ngritur dyshimet se mes tyre jo gjithçka është duke shkuar vaj.

Një story e bërë së fundmi nga reperi ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave rozë. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu”. Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ” Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë.

Kaq ka mjaftuar dhe “iu futëm me kokë” rrjeteve sociale si të Ghettos, po ashtu dhe Marinës. Ajo që vumë re është se këtë periudhë asnjë foto çift nuk është postuar nga të dy, madje edhe “ like” e “komentet” mungojnë.

Epo, të gjithë e dini çdo të thotë kjo në botën e rrjeteve sociale që jemi duke jetuar!

Ndërkohë, Marina këtë kohë është parë më së shumti nën shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës, e cila theksojmë se i ka dhënë fund marrëdhënies shumë vjeçare me Krenar Çoçaj./E.Ç

Të fundit

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj...

Lajme të tjera

Web TV