Lajm i mirë nga të ri-infektuarit me Covid-19, ja çfarë zbulon Koreja e Jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Korenë e Jugut është duke u bërë një studim i fundit në lidhje me pacientët e shëruar nga Covid-19 dhe të infektuar sërish dhe sesa të larta janë mundësitë që këta persona të infektojnë më pas të tjerët.

‘Pacientët të cilët janë shëruar, por përsëri pas disa kohësh kanë rezultuar pozitivë, kanë pak ose aspak infektivitet’- deklaroi drejtori i qendrës koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), Jung Eun-kyeong.

Ndërkohë në këtë studim janë ngritur edhe një sërë pikëpyetjesh të tjera si: nëse pacientët e rikuperuar mund të riinfektohen dhe nëse ka ndonjë potencial për të infektuar të tjerët, gjë që nga ana tjetër do të sugjeronte përpjekje për të zhvilluar vaksina bazuar në aftësinë e antitrupave për të luftuar virusin.

KCDC deklaroi se është ende duke ekzaminuar pse disa pacientë rezultojnë pozitivë, pas shërimit. Ndër mundësitë kryesore janë riinfeksion, rikthim të sëmundjes ose teste jo të sakta, thanë ekspertët, ku theksohet se në rastin e riinfeksionit mundësi për t’ja transmetuar virusin të tjerëve është e ulët.

Nga testet laboratorike që përdorën mostra nga 12 pacientët rezultuan se nuk prodhuan virus, që tregojnë se virusi mund të ketë vdekur, por testet shumë të ndjeshme RT-PCR morën fragmentet e tij, duke prodhuar rezultate pozitive.

Ndërsa Yoo Cheon-kwon i KCDC, tha se një test i dytë do të verifikonte nëse virusi ishte i gjallë apo mbetjet e tij gjenetike po zbuloheshin në testet RT-PCR.

‘Është pothuajse e pamundur që ata që rezultuan përsëri pozitive [në testet RT-PCR] mund të jenë infektuar përsëri,’- tha ai.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut planifikojnë të zgjasin vetë-karantinën për pacientët e rikuperuar, përtej dy javëve, sepse në disa raste ekstreme, pacientët e kuruar rezultuan pozitiv në testet RT-PCR 35, ditë pas kurimit raportojnë mediat e huaja.

Lexo edhe :  Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Duhet theksuar se Koreja e Jugut të enjten raportoi tetë infeksione të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 10.702.

Ndërsa kanë raportuar se në shifrat e sipërpërmendura 207 pacientë që ishin shëruar, por përsëri kanë rezultuar pozitivë./Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV