“Përshëndetje, unë quhem Corona”, djaloshi bullizohet për shkak të emrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tom Hanks e fitoi betejën e tij me Covid-19. Tashmë beteja e tij është një tjetër: të japë kurajo për ata që kanë më shumë nevojë. Aktori amerikan i ka shkruar një letër një vogëlushi, i cili thotë se bullizohet çdo ditë nga shokët dhe shoqet, vetëm sepse emri i tij është Corona. 8-vjeçari, i shkroi vetë aktorit të famshëm të filmit “Toy Story” dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson, pasi ata deklaruan se janë infektuar me Covid-19.

“Dëgjova në lajme se ju dhe gruaja juaj jeni prekur nga koronavirusi. A jeni mirë?”

Më pas vogëlushi shkruante se e donte dhe e pëlqente shumë emrin e tij Corona por tashmë në shkollë e quajnë Koronavirus. Në përgjigjie të djaloshit 8 vjeçar, Tom Hanks e nis letrën e tij “I dashur miku im Corona…”

“Letra jote, na bëri të dyve, mua dhe bashkëshorten time të ndihemi shkëlqyeshëm. Faleminderit që je një shok kaq i mirë. Miqtë e mirë e bëjnë njëri tjetrin të ndihen mirë, edhe kur janë të mërzitur”.

Hanks dhe bashkëshortja Rita janë rikthyer në SHBA pasi kaluan 3 javë në karantinë, pasi u prekën nga Covid-19 në muajin mars. Aktori fitues i çmimit Oskar i thotë mikut të tij 8 vjeçar se ai është i vetmi person që njeh, me emrin Corona, njësoj si unaza që rrethon diellin. Djaloshi 8-vjeçar pushtoi mediat këtë javë për shkak të bullizmit të ushtruar ndaj tij për emrin Corona, që për koeçidencë, në këtë periudhë, mban emrin edhe virusi vdekjeprurës Covid-19.

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV