TRE NINA-RUSE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Duke rrëmuar në biblotekë gjeta disa leksione për meditimin.

I ka shkruar psikologia ruse, Nina P.
Në parathënie rusja shkruan:

-Në viti 1959 mora një ftesë për të dhënë disa leksione në Tiranë.

Ftesën e kishte firmosur Kareman Ylli, rektor i Universitetit.

Ftesa kishte një shënim nga Nina Aleksandrova, -gruaja e Dritëro Agollit.

“Të pres. Bashkë me Nina Mulën. Do kalojmë disa ditë të bukura.

Në Tiranë – leksione. Në Durrës -plazh!”

Me Nina Aleksandrovën ishim shoqe në universitet.

Ajo studjonte anglisht. U martua në universitet me Dritëro Agollin. Në Leningrad (Shën Petëburg) lindën edhe një djalë.

-Në atë vit, Nikita Hrushov vizitoi Shqipërine.

Për habinë time vizita zgjati dy javë: nga 20 maji deri më 5 qershor 1959.

U bëra edhe unë pjesë e delegacionit.

Në aeroplan ndënja afër marshallit Malinofski.

I rëndë.

Si mumje.

As hapi gojë.

As foli.

-Në Rinas më pritën të dyja Ninat.

Hipëm në veturë. “Moskviç”. Zumë vend në hotel “Dajti”.-vazhdon,-psikologia.-

Të treja shkuam në leksion.

Të treja në plazh.

Tre bionde.

Të gjata.

Të holla.

Me sy blu.

Si trinjake.

Na hanin me sy djemtë.

Na shihnin me xhelozi vajzat…

Një natë në Durrës, fjetëm në hotel :”Vollga”.

Aty fjeti dhe Hrushovi.

Mesnatë.

Alarm.

Kishte humbur Hrushovi?!…

U gjet. Po lahej vetëm, pa “leje” në det!?

Qeshëm me lot!


Në vitet ‘60-të unë isha nxënës në gjimnazin “Çajupi”.

Rusisht na jepte Jordanka.

E kishim edhe mësuese kujdestare.

Bullgare.

Ishte martuar që në Sofje me nje student shqiptar.

Sipas zakonit të kohës, mësueset kujdesare shkonin në shtëpitë e nxenësve.

Erdhi dhe tek ne. Në shtëpi na tregoi:
-Kisha një shoqe. Ruse. Nina Aleksandrova.

Jepte rusisht. Nuk kam parë grua më të bukur.

Më gazmore.

Ishte mësuese model.

Kishte një djalë. Një ditë më tha:

-Po iki në Leningrad. Do marr djalin me vete.

Si vajtën punët, nuk mund të jetoj me Dritëronë.

Enver Hoxha na urren. I detyron burrat të ndajnë gratë ruse.

Ndryshe?

Internim ose burg. Do nisem nesër. Në Rinas do më shoqërojë vëllai i burrit.

Lexo edhe :  Berisha debat me Ramën ?

Dritëroi e ka shumë të vështirë të ndahet me djalin.

-Më thanë, – vazhdoi Jordanka, -kur kaluan në Vorë, Nina kishte dashur të kthehej…

E donte si e marrë burrin.

Nga dashuria e braktisi?!

Viti 1991. Gazetar tek “RD”.

Tre zonja: Nina Mula. Tinka Kurti. Margarita Xhepa.

Dy-tre herë në muaj vinin në zyrë.
-Erdhëm të marrim racionin,- qeshte Tinka.-
U ruaja gazetat.

Nga sebepi i gazetës, lidha miqësi me këto zonja të rënda.

…Holli i hotel “Tirana”. Në një tavolinë qëndronte Nina Mula. Më ftoi të ulem.
-Po pres Avniu Mulën- burin.

-Piva kafe me Sadie Agollin.

Zonjë e vërtetë. Kohë më parë më thotë:

“E kishim vendosur me Dritëronë: Kur fëmijët, Elona dhe Artiani, të jenë mbi 10 vjeç do tu tregojmë se kanë një vëlla në Rusi. Duan ta takojnë. Mban lidhje me Ninën?”

-Po.-I thashë.- Flasim në telefon për pashkë dhe për vitin e Ri.

I tregova se Nina është martuar. Edhe djali me Dritëronë, Ariani është martuar dhe ka fëmijë.

-Bëmë një plan. Në fillim fola unë me Ninën.

Pastaj biseduan gruaja dhe ish gruaja.

Dhe fëmijët shkuan në Shën Petërburg.

Sot Sadia më tregoi.
-Fëmijët u takuan.

Djalit i bënë dhuratë një kostum. Ninës një copë për fustan.

Nina e pyeste vajzën, Elonën:

“Është e bukur Sadia? E ka belin e hollë? Është e gjatë?”

Djali dinte një frazë dhe një fjalë shqip:”Do iki në shtëpi.” “Mirë u pafshim.”

Me Sadie Agollin “mbles” për t’u miqësuar u bënë ess-të e mia.

E kisha fanse.

Herë pas here pinim kafe.

Aty nga viti 2005 “fati” e desh të ishim bashkë në një konferencë.

U ulëm për kafe.

Folëm për qeverinë. Berisha kishte fituar zgjedhjet.

-Do marrësh ndonjë nishan në qeveri?-Tha Sadia.-

-Ai çaj, nuk është për buzët e mija.-I kujtova një varg të Pushkinit.-Kam një pyetje:

-Je takuar me Nina Aleksandrovën?

-Fëmijët në fillim.

Dritëroi ishte në vitin 2004 në Moskë me Mojkom Zeqon. Shkuan bashkë në Shën Petërburg.

Takuan djalin dhe Ninën.

Unë isha këtë vit në Moskë me Dritëronë. Donim ta takonim. I telefonuam Ninës. Ishte sëmurë…

Vazdim: leksionet e Nina P.

Të fundit

Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?

Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe një mori faljesh. A...

12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030

Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipërinë 2025-2030, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ) rendit disa fusha dhe aspekte të...

Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe deri në…..

Shifrat në rritje të diasporës që aplikon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar e kanë kaluar 13 mijëshin. Bashkë me numrat,...

Sëmureni shpesh?/ Arsyet pse ju bie imuniteti

Sistemi ynë imunitar është mënyra se si trupi ynë mbrohet nga sëmundjet, mikrobet dhe bakteret. Përveç disa gjendjeve mjekësore që ulin sistemin imunitar si...

Rama finalizon në Abu Dabi marrëveshjen për lidhjen energjetike Shqipëri-Itali

Në një vizitë zyrtare në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar marrëveshjen trilaterale për projektin madhor të lidhjes nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë...

Lajme të tjera

Web TV