Në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë plenare në Parlament. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për ”moskallëzim krimi”.
Por kush pritet që ta zërë vendin e Salianjit në Kuvend? Vendin e tij pritet ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota. Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie./ S.M