Pse Oslo u quajt Christiania dhe më pas u kthye në emrin e tij origjinal?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oslo u themelua në shekullin e 9-të . Kryeqyteti i Norvegjisë ndryshoi emrin e tij disa herë: fillimisht Oslo (në gjuhën norvegjeze fjalë për fjalë ” kodra e perëndive” ), më pas u quajt Christiania nga 1624 deri në 1878, sipas mbretit danez Christian IV (1577-1648), i cili në vitin 1624 e kishte rindërtuar qytetin, të shkatërruar nga zjarri, duke i dhënë patronimin Christiania (me “ch”). Dhe më në fund u shndërrua në Kristiania nga viti 1878 deri në 1924).

Histori e trazuar. Në atë kohë, Norvegjia ishte një provincë e Danimarkës dhe më parë kishte qenë pjesë e Unionit Kalmar (midis mbretërive të Danimarkës dhe Suedisë). Qyteti iu dorëzua Suedisë në 1814 dhe u bë i pavarur në 1905. Ai mori “k” fillestar në 1878 dhe më pas rifitoi toponimin e tij origjinal “Oslo” në 1925 .

Kthehu tek origjina. Kur u shkatërrua nga zjarri në 1624 , ai nuk u rindërtua kurrë, por një fshat i vogël u ngrit pranë rrënojave, i cili mbajti emrin e Oslos dhe mbeti autonom deri në vitin 1859. Qyteti i ri u rindërtua në një vend tjetër, pranë Kalasë Akershus nga Mbreti Kristiani IV. Përdorimi i emrit origjinal  Oslo u rivendos në 1925 pasi fshati me të njëjtin emër u riemërua Gamlebyen (d.m.th. Qyteti i Vjetër) dhe u bashkua zyrtarisht me kryeqytetin ./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV