Çfarë do të ndodh me çmimin e bukës nga 1 nëntori, flet ekspertja Romina Radonshiqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga 1 nëntori, hyn në fuqi vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në orët e pikut për furrat e bukës dhe pastiçeritë.
Çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave.

Kjo rritje do të zbatohet në periudhën e dimrit nga ora 18:00-22:00 dhe në periudhën pranverë-verë nga ora 19:00-23:00. Për kategorinë e parë, që përfshin vetëm furrat e bukës, çmimi do të rritet nga 7.6 lekë në 8.74 lekë/këh.

Rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.
Në lidhje me këtë çëshjte ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, foli në Vizion Plus, e cila dha zgjidhjen sipas saj për këtë situatë, për të mos arritur në rritjen e çmimit të bukës.
“Por ne e dimë shumë mirë që furrat e bukës në fakt kanë rritje të kostos. Pagat e punonjësve janë të larta. Por është një problem te të gjithë tregtarët, që sapo del një vendim kanë tendencën për të rritur çmimet.

Akoma pa ardhur nëntori, ka patur një komunikim që do ketë rritje të çmimit të bukës. Kjo rritje do të jetë 15-20 lekë. Që në fakt është shumë për një produkt shporte, pra me një llogari të thjeshtë gjithë indeksimi i pensioneve shkon te buka.
Përsa kohë është me fashë orare, atëherë furrat e bukës e kanë të zgjidhur. Të mos prodhojnë në atë orë dhe kështu nuk u rritet kosto e për rrjedhojë nuk rritet as çmimi i bukës“, u shpreh Radonshiqi. S.B

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV