2019-ta, rekord vrasjesh masive në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dy ditë na ndajnë nga 2020-ta, por në SHBA nuk ka nevojë që të pritet për ta cilësuar 2019-tën si vitin e masakrave.

2019-ta është viti në të cilin u shënuan në SHBA më shumë vrasje masive se në çdo vit tjetër që nga fillimi i regjistrimeve të këtij fenomeni. Të dhënat e grumbulluara nga Associated Press (AP), USA Today dhe Universiteti Verilindor tregojnë se ka pasur gjithsej 41 incidente të kësaj natyre dhe 211 vdekje.

Nga 41 rastet që shënjuan 2019-tën, në shumicën dërrmuese të tyre, 33 janë përfshirë në armë zjarri. Ndër më vdekjeprurës llogaritet të jenë vrasjet e 12 personave në Virginia Beach në maj dhe 22 në El Paso në gusht.

Kalifornia kishte numrin më të madh të vrasjeve masive për shtet, me tetë të tilla. Kjo bazë të dhënash ndjek vrasjet masive në SH.B.A. që nga viti 2006, por hulumtimet që shkojnë pas deri në vitet 70`, nuk zbuluan as ato ndonjë vit tjetër që të kishte më shumë vrasje masive. I dyti në listë vjen pikërisht 2006-ta, me 38.

Ndërkohë, edhe pse viti që po lëmë pas mban rekordin e numrit të incidenteve, bilanci i vdekjeve ka qenë më i madh në 2017-tën. Shifra e regjistruar atëherë, 224 u rëndua për shkak të episodit më vdekjeprurës në historinë e SHBA, kur 59 njerëz u qëlluan për vdekje në një festival në Las Vegas.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV