Kërcënohet me vdekje kryebashkiaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të përjavshmes çeke “Respekt” në fillim të prillit një diplomat rus që kishte arritur në Çeki përmes aeroportit të Pragës kishte në bagazhin e tij substancën jashtëzakonisht toksike rizin. Më tej e përjavshmja “Respekt” njofton edhe se kryebashkiaku i Pragës, Zdeněk Hřib, dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtjen e policisë.

Në intervistë për DW, Zdeněk Hřib konfirmon se ai dhe dy kolegët e tij janë nën mbrojtjen e policisë që prej Pashkëve. “Unë e shoh rrezikun si real,” – tha Hřib duke shtua se nuk i lejohet të japë publikisht detaje të mëtejshme.

Mosmarrëveshje për gjeste kritike

Megjithëse Hřib dhe kolegët e tij nuk lejohen të komentojnë asnjë detaj, arsyeja e mbrojtjes nga policia është e qartë: bëhet fjalë për gjeste kritike nga Hřib dhe kolegët e tij kundrejt Rusisë. Më 27 shkurt, përvjetori i pestë i vrasjes së ish-zëvendëskryeministrit rus, opozitarit liberal Boris Nemzov, Hřib ia ndryshoi emrin Sheshit të Pragës, ku ndodhet edhe ambasada ruse, në Sheshi Boris Nemzov. Për të mos përdorur emrin Boris Nemzov ambasada ruse në Pragë tani përdor si adresë zyrtare atë të konsullatës.

Në fillim të muajit prill, kryetari i komunës VI të Pragës, Ondřej Kolář, dha urdhër që statuja e marshallit sovjetik Ivan Konev të çmontohej nga sheshi ku gjendej dhe të transferohej në një depo – për t’u vendosur më vonë në një muze të ri të historisë.

Russland Moskau Gedenken an Oppositionsführer Boris Nemzow (AFP/D. Dilkoff)Kujtohet në Moskë vrasja e opozitarit, Boris Nemzov, 29.02.2020

Figurë kontradiktore

Rreth marshallit sovjetik Ivan Konev në Republikën Çeke ka prej shumë vitesh mjaft polemika. Nga njëra anë, ai konsiderohet si “çliruesi i Pragës” në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga ana tjetër, akuzohet për hakmarrje ndaj mijëra qytetarëve çekë që ishin kritikë ndaj Bashkimit Sovjetik, si dhe për rolin e tij drejtues në shtypjen e revolucionit hungarez në vitin 1956. Kolář-i dëshironte t’u jepte fund polemikave të pafundme me transferimin e statujës në një muze.

Lexo edhe :  “Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Largimi i statujës shkaktoi reagime të forta në Rusi. Ministri i Jashtëm rus u shpreh në një intervistë zyrtare për “një veprim cinik që shkakton zemërim”. Presidenti Putin nënshkroi një ligj mbi përgjegjësinë për dëmtimin e përmendoreve të luftës, i cili mund të përdoret për ta paditur kryetarin e komunës VI të Pragës, Ondřej Kolář. Po ashtu nacionalistë rusë sulmuan institucionet diplomatike çeke në Rusi, Ministria e Jashtme çeke dërgoi një note të mprehtë proteste.

Prag Bürgermeister Denkmal für Iwan Konew (DW/T. Gosling)Me vendim nga kryetari i një komune të Pragës, marshalli sovjetik, Ivan Konev largohet nga sheshi

Fushatë e frikësimi

Rusia e mohon përpjekjen për të vrarë kryebashkiakun e Pragës, por kërcënimi nuk është “për t’u nënvlerësuar”, thotë politologu Jiří Pehe, ish-këshilltari presidentit Vaclav Havel, në një intervistë për DW. “Megjithë gjestet e forta pro-ruse të Presidentit Miloš Zeman, marrëdhëniet çeko-ruse janë të këqija,” – thotë Pehe. Sipas tij fushata e frikësimit të Rusisë kundrejt politikanëve çekë ka të bëjë kryesisht me qëllime të brendshme. “Në fund të fundit, Rusia e di shumë mirë se statuja e Konevit nuk është përmendore lufte në kuptimin e traktatit të miqësisë çeko-rus.”

Edhe politologu Jakub Janda nga Qendra Evropiane për Vlerat e Politikës së Sigurisë në Pragë e konsideron kërcënimin për kryebashkiakun si “të besueshëm”. “Ne po shohim përshkallëzimin më agresiv në marrëdhëniet bilaterale me Rusinë që prej tre dekadave të fundit”. /DW/

Të fundit

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Lajme të tjera

Web TV