Financial Times hedh poshtë sondazhet? Ja përse Kamala Harris do të fitojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat.
“Nëse do t’u besojmë sondazheve, gara është kokë më kokë. Nëse do t’i drejtohemi modeleve të parashikimit, Donald Trump ka pak më shumë gjasa të fitojë se Kamala Harris. Unë nuk besoj asnjërin”, shkruan Martin Sandbu i Financial Times, i cili synon të tregojë në artikullin e tij arsyet që e shtyjnë të mendojë se demokratja, do të jetë në fakt, ajo që do të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë.

Ai kujton sesi anketimet flisnin masivisht në zgjedhjet e mes mandatit në 2022-shin për një “dallgë të kuqe”, e cila në fakt nuk ndodhi, e për këtë, siç thekson Sandbu, nuk e kam ende një shpjegim të qartë. Të ashtuquajturat modele parashikimi janë edhe më keq se sondazhet, thotë ai, sepse pretendojnë të japin një tablo më të plotë se anketimet, por në fakt bëjnë të kundërtën. Këto modele tregojnë se ka një probabilitet të caktuar që Trump të fitojë, përkatësisht 52 për qind. Megjithatë, vazhdon gazetari, një shpërndarje probabiliteti nuk është parashikim – është një qasje e njëanshme që nuk parashikon asnjë rezultat, por thjesht nënkupton se të dyja janë të mundshme.
Një “parashikim” gati 50-50 është bosh, e nuk nuk thotë asgjë, pretendon Sandbu, i cili sqaron më tej se parashikimin e tij personal për një fitore të Harris, e madje me diferencë të ndjeshme, e mbështet tek bindja se është ende “ekonomia” ajo që përcakton fatin e zgjedhjeve dhe zgjedhësit e vlerësojnë më shumë forcën e ekonomisë së SHBA sesa sondazhet elektorale. Përpos kësaj, mendon gjithashtu se çështja e abortit që i ndihmoi demokratët të kapërcenin pritshmëritë dy vjet më parë është ende po kaq me peshë edhe sot.

Lexo edhe :  UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Sipas tij, ndryshe nga anketimet e shkuara elektorale, mjaft sondazhe tani kanë ndjekur kryesisht realitetin ekonomik dhe kanë dhënë rezultatet më të larta me tregun e punës tashmë të forcuar, me inflacionin e ulur dhe pagat reale të rritura. Sandbu thekson se të dhënat e tremujorit të fundit tregojnë një rritje të konsumit, ashtu sic ndodh në kohëra të mira, se raporti naftë-pagë mesatare është më i favorshëm, e se në tërësi sipas tij, amerikanët janë më mirë tani sesa katër vjet më parë./K.B

Të fundit

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Lajme të tjera

Web TV