“Isha e vetme.” Fifi rrëfen periudhën e vështirë në jetë dhe përjetimin e postpartum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fifi është kantautorja shumë e dashur, e cila mbajti premtimin publik thënë në Mars të këtij viti, për t’u rikthyer në “Kënga Magjike”. Ndër vite artistja ka sjellë rryma të ndryshme muzikore, po duke shkëlqyer në pikën e saj të fortë, baladat.

Edhe kësaj here nuk ka se si të mungojë magjia e një balade. Fifi u prezantua me këngën “Jeta jem”, e cila premton të jetë një nga baladat më të fashme të artistes. Në intervistat e rralla, apo në postime të ndryshme në “Instagram” ajo nuk ngurron asnjëherë së foluri për jetën e saj private, ku përpiqet përherë të ketë nga një kujtim për partnerin dhe djalin e saj. Vlen të theksohet se Fifi për hir të dashurisë dhe fazës së re në jeten e saj, dedikoi dhe një album me 9 këngë të dashura për secilin nga fansat e artistes.

Në intervistën me Ardit Gjebrean, Fifi na rrëfeu ndjesitë që fshihen pas krijimit “Jeta jem”. Specifikisht ajo u shpreh: Jeta jem ështeë një këngë që e kam shkruar në një periudhë ku më është dukur se isha e vetme edhe pse jam me partner, e jam bërë nënë. Me duket se “postpartum” me kapi pak më vone nga se u bëra nënë.

Fifi në këtë këngë i kërkon partnerit të saj që të jetë bashkëpunues dhe t’i kërkojë dashuri dhe respekt. E kjo vjen si një thirrje e Fifit për të gjithë çiftet e dashuruar, të cilët në momente të ndryshme mund të kenë edhe kriza dashurie./   S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV