Behgjet Pacolli flet për shkakun e ndarjes nga Ana Oxa: Ishte dashuria ime më e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni i njohur shqiptar Behgjet Pacolli ishte i ftuar në emisionin më të ri të Arbana Osmanit, ku ka folur gjatë për jetën e tij. Pacolli ka cekur sukseset në karrierë, por edhe njërëzit që kanë pasur më shumë ndikim në jetën e tij.

Gjatë intervistës sipërmarrësi nuk ka lënë pa përmendur edhe historitë e tij të dashurisë, mes të cilave atë më Ana Oxan, duke e konsideruar këngëtaren italo-shqiptare si dashurinë më të fortë të jetës së tij.

“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak.
Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por e dështuar lidhja.
Vajzat sot janë bankiere, kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to”, është shprehur Pacolli.

Ndërkohë sa i përket lidhjes me Oxa-n, ai është shprehur se: “Është pak emocionale të flasësh për këtë, se çdokush normal e kishte tejkaluar atë krizë. Që kur jam njohur me Anën kam pasur gjithë kohën dhe kam mbetur edhe sot me konsideratë për personalitetin e saj; i fortë, po e prerë, kryeneçe, por jashtëzakonisht humane, e sjellshme”, tregon Pacolli

“Deri në Amerikën e Jugut kemi shkuar për të gjetur zgjidhje për fëmijë. Ka qenë një presion i madh edhe nga motrat, edhe nga gratë tona. Ju e dini si janë gratë tona: ‘Po ça gruaje je ti që nuk bën një fëmijë?’ Nëse dikush është i verbër dhe ti i thua ‘je i verbër’, e ke groposur, është fatale. Kjo qasje ka qenë. Njerëzit e mi, presioni i madh për fëmijë. Nuk dua të paragjykoj, por kjo ishte ndoshta arsyeja e parë që çoi në një frustrim”, vijoi ai.

Lexo edhe :  FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

“Po, ishte dashuria më e madhe. Dhe më e këndshme” – duke theksuar se 4 vitet bashkëjetesë dhe 3 martesë kanë qenë mjaft dinamike, përmbushëse për të, të lodhshme, por edhe shumë të bukura./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV