BE: Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 90 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga e re Leskovik-Ersekë përgjysmon kohën e udhëtimit nga 3 orë, në vetëm 1 orë e gjysmë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi sot se, kjo rrugë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmon në rritjen e turizmit në zonën e juglindjes së Shqipërisë.

“Kjo rrugë që më parë u merrte banorëve që jetojnë këtu 3 orë për të vajtur në Leskovik është shkrutuar tashmë në 1 orë e gjysmë. Ky kursim prej 1 orë e gjysmë bën shumë të mundur dhe më të lehtë lidhjen dhe afrimin e këtyre fshatrave me pjesën tjetër të Shqipërisë”, u shpreh Hubert Perr, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së.

Në një takim me kryetarin e bashkisë Ersekë, Erion Isai u diskutua ndikimi i rrugës në jetën e përditshme të banorëve të zonës, si dhe efekti i saj në turizëm dhe biznes.

Biznesmeni lokal, Leonard Konica u shpreh se, “rikonstruksioni i rrugës së re Leskovik-Ersekë ka dhënë një impakt shumë pozitiv në rritjen e lëvizjes së turizmit, sidomos dhe për njerëzit që jetojnë në këtë krahinë”.

Kjo rrugë shkurton distancat e udhëtimit dhe është një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Rruga është e gjatë 42,67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues ishte rreth 4 metra, ndërsa asfalti i ri është 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e ndërlidhjes mes rajoneve dhe lehtësimin e lëvizshmërisë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal.

Projekti i rikonstruksionit përmirëson cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës./    S,M

Të fundit

Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

Një tjetër analizë bëri gazetari Poli Hoxha për një emision televiziv. Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë...

Paundi “kopjon” Euron, monedha britanike vijon rënien!

Paundi ra me 0.9% dhe arriti në $1.226 kundrejt dollarit të enjten. Rënia e paundit ka shënuar rekord me vlerën më të ulët për gati...

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë...

‘Berisha do ia japi PD-në Argitës’, ish-deputeti demokrat: Ka bërë marrëveshje me…

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, tani pjesë e Demokratëve Euroatlantikë se  Sali Berisha është ai që mban Edi Ramën në pushtet. Haklaj ka theksuar se për...

Homazhet për Jimmy Carter, Trump shfaqet krah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij

Në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter në Uashington, Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence përshëndetën dhe shtrënguan duar, duke shënuar një...

Lajme të tjera

Web TV