Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen që të marrin pjesë dhe të gjithë priftërinjtë që janë homoseksualë, me kushtin që të tregojnë “orientim drejt jetës beqare”.

Kjo është një nga pikat që parashikojnë udhëzimet e reja të CEI për pranimin në seminare.

“Në procesin e trajnimit, kur i referohemi prirjeve homoseksuale, është e udhës të mos reduktohet dallueshmëria vetëm në këtë aspekt”, lexohet në dokumentin e Konferencës Ipeshkvnore Italiane. “Objektivi i trajnimit të kandidatit për priftëri në sferën emocionale-seksuale është aftësia për të mirëpritur dëlirësinë në beqari si dhuratë”.

Me pak fjalë, nuk ka pengesa për ata që janë homoseksualë, por thjesht për ata që nuk respektojnë detyrimin e dëlirësisë.

Udhëzimet e reja të CEI-t për seminaret, të kompletuara me sqarime për kandidatët homoseksualë, mbërrijnë më pak se një vit pas polemikave që përfshiu Papa Françeskun, i cili përmendi disa fraza homofobike në një takim me dyer të mbyllura me peshkopët.

“Në disa seminare tashmë ka shumë fagotizëm”, kishte thënë Papa, sipas disa burimeve, të cilat nuk u mohuan kurrë nga Vatikani.

Pas atij episodi, Il Messaggero publikoi një letër nga Lorenzo Michele Noè Caruso, një 22-vjeçar i përjashtuar nga seminari pikërisht për shkak se ishte homoseksual./kb

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV