Regjistrimi në “PER”, Spiropali apel diasporës: Shqipëria ka nevojë jo vetëm për …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, iu është drejtuar sot me një mesazh sensibilizues votuesve nga Diaspora për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë kombëtare. “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ishte leitmotivi i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, në të cilat spikati roli i atdhetarëve të Diasporës.

Përgjatë tre dekadave të fundit, emigrimi është bërë një faktor dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Të vendosur në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, në vendet e tjera të Bashkimit Europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e gjetkë, emigrantët shqiptarë shquhen për punën e tyre të palodhur, për integrimin e shpejtë, për marrëdhëniet e ngushta, miqësore e njerëzore me popullsitë vendase si edhe me institucionet në vendet pritëse.

 

 

Ky kontribut i emigrantëvëe shqiptarë është njohuar e vlerësuar nga institucionet dhe qytetarët e këtyre vendeve.

Përveç përkushtimit për familjet e fëmijët e tyre në vendet ku jetojnë, vëllezërit dhe motrat tona nga emigracioni kanë kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë dhe vijojnë të kontribuojnë edhe në mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri.

Rreth një miliard euro në vit vlerësohen të ardhurat që hyjnë në vendin tonë nga emigracioni gjatë viteve të fundit.

Me dërgesat e tyre, emigrantët shqiptarë kontribuojnë jo vetëm për mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Mjaft prej tyre kanë sjellë në Shqipëri investime private, shpesh edhe në bashkëpunim me partnerë nga vendet ku punojnë e jetojnë.

Kanë krijuar dhe i kanë sjellë shoqërisë shqiptare kapital social e njerëzor, vlera të shtuara kulturore e qytetëruese.

Por edhe kujdesi i shtetit shqiptar për emigrantët nuk ka munguar. Marrëveshjet për pensionet janë nëshkruar me mjaft vende pritëse. Pas ratifikimit nga Dhoma e Deputetëve, shumë shpejt pritet ratifikimi kësaj marrëveshjeje edhe nga Senati i Italisë.

Lexo edhe :  Vajza me beretë blu/ Rrëfimi i efektives 27 vjeçare, e para komando e ushtrisë shqiptare

Kujdesi për shkollimin në gjuhën shqipe të fëmijëve të emigrantëve është një tjetër tregues i veëmendjes së institucioneve të shtetit ndaj Diasporës.

Bashkëpunimi me organizatatat dhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare në Diasporë është bërë tashmë institucional. Samitet e Diasporës po shndërrohen në kuvende ku diskutohet për përballimin e sfidave të përbashkëta të këtij bashkëpunimi.

Por tashmë kemi një arritje të rëndësishme dhe jemi përpara një sfide të madhe. Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, i hapi rrugë mundësisë që pjestarët e Diasporës të votojnë nga vendet pritëse.

Në këtë mënyrë, kontributi ekonomik, social, vleror dhe njerëzor i Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të plotësohet nga pjesëmarrja politike.

Me mundësinë për të votuar në zgjedhjen për Kuvendin e Shqipërisë nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë kanë më shumë hapësira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në qeverisjen e vendit.

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars.

Motra e vëllëzër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni.

Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj.

Krenarë për Shqipërinë europiane!”/K.K

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Manchester United rikthehet tek fitorja, Djajtë triumfojnë në transfertën e Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore minimale në transfertë ndaj Fulham, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV