Rrugë të bllokuara/ Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të Italisë.

Mediat vendase raportojnë për probleme të mëdha të shkaktuara nga pemë të rrëzuara e rrugë të bllokuara nga bora, ndërsa nga Campania e deri në Kalabri, shumë shkolla kanë mbyllur dyert. Veçanërisht e rënduar paraqitet situata në Napoli, ku zyrtarët lokalë e kanë kthyer metronë në qendër për të pastrehët, Vezuvi është zbardhur nga bora, ndërsa lidhjet me Kaprin dhe ishuj të tjerë u ndërprenë. Reshje bore e dëmtime njoftohen në provincat e Salernos, Beneventos dhe Avellinos. Tetë alpinistë, që kishin dalë për ekskursion, nuk mundën të ktheheshin për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe vullnetarët e Mbrojtjes Civile.

Stuhitë me erëra të forta rrëzuan pemët dhe fasadat e ndërtesave ne disa qytete te Malit të Zi te dielën. Policia tha se nuk pati te plagosur, teksa 14 persona në veri të vendit qe u mbuluan nga bora u evakuuan. Sipas ekspertëve, moti pritet megjithatë që të përmirësohet. Mbretëria e Bashkuar sakaq regjistroi  natën e saj më të ftohtë të janarit në 15 vitet e fundit. Në Altnaharra, në rajonin malor Sutherland, termometri shënoi -17.3C

Agjencia britanike e Sigurisë Shëndetësore zgjati situatën e alarmit, e cila kishte qenë në fuqi deri të dielën, çka do të thotë se efektet e motit të ftohtë ka të ngjarë të ndjehen në të gjithë shërbimin shëndetësor./kb

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Lajme të tjera

Web TV