48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dilvin Yasa  

Për ata që nuk janë të familjarizuar, Tirana ka gjithçka çfarë ju duhet për një arratisje perfekte europiane. Trashëgiminë e saj osmane, atë të periudhës së komunizmit, gastronomi dhe jetë nate, shkruan Dilvin Yasa në një artikull të botuar në të përditshmen australiane ‘Escape’.

Afërsia me qytetet spektakolare që ndodhen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një tjetër avantazh. Brenda pak orësh me makinë mund të arrini në destinacione të njohura si qyteti me kështjellë i Krujës apo qyteti i Beratit. Ndërkohë, riviera e mahnitshme shqiptare është fare pranë, dhe për ata që kërkojnë një qytet turistik klasik, vetëm 30 minuta larg ndodhet Durrësi.

Shtojmë këtu edhe mungesën e turmave gjatë sezonit të verës dhe çmime të përballueshme, që e bëjnë Tiranën një mundësi të shkëlqyer evropiane. Por si është e mundur që Tirana dhe Shqipëria në tërësi të kenë mbetur “jashtë radarit” për kaq gjatë? Është një pyetje që do t’ju shoqërojë teksa eksploroni itinerarin e mëposhtëm.

Dita 1: Mëngjes

Filloni ditën me një shëtitje në sheshin Skënderbej, zemra e qytetit. Mund t’i bëni homazhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me statujën e tij madhështore mbi kalë, por arsyeja kryesore për të qenë këtu është murali socialist mbi Muzeun Historik Kombëtar. Pasi të shijoni pamjen, vizitoni Xhaminë e Et’hem Beut, një xhami e ndërtuar në fund të shekullit të 18-të. Edhe pse nuk ka madhështinë e Xhamisë Blu të Stambollit, është monumenti i vetëm fetar që i mbijetoi komunizmit dhe është restauruar në mënyrë të shkëlqyer.

Afër ndodhet Kalaja e Tiranës, një vend i epokës bizantine, brenda së cilës ndodhen restorante, kafene dhe dyqane artizanale. Për drekë, sugjerohet restoranti Tartuf Shop, i specializuar në gatime me tartuf, me çmime tepër të arsyeshme. Mos harroni një ekspres në Rrugën Murat Toptani, një rrugë pedonale e bukur, e mbushur me pemë.

Lexo edhe :  Vranësira dhe shira të dobët/ Parashikimi i motit për sot, 10 janar 2025

Dita 1: Pasdite

Rezistojini tundimit për të vizituar Piramidën e Tiranës – struktura është më pak mbresëlënëse se vetë emri i saj. Në vend të saj, vizitoni Muzeun e Mbikëqyrjes Sekrete, të njohur si “Shtëpia e Gjetheve”, një muze që dokumenton epokën e survejimit gjatë komunizmit.

Më pas ndaloni te Bunk’Art 2, një bunker bërthamor i kthyer në muze që tregon historinë e dhimbshme të terrorit komunist. Nëse e ndjeni se mund të përballoni më shumë, Bunk’Art 1 është gjithashtu një opsion, edhe pse për shumë është një përvojë intensive për një ditë të vetme.

Dita 2: Mëngjes

Parku i Madh i Tiranës është një vend ideal për të nisur ditën me liqenin e tij artificial dhe kafenetë buzë tij. Megjithatë, për një përvojë më mbresëlënëse, merrni teleferikun Dajti Ekspres, i cili është më i gjati në Ballkan (4.7 km). Udhëtimi me teleferik ju çon në malin e Dajtit, ku mund të bëni shëtitje, të eksploroni natyrën ose thjesht të relaksoheni në një nga baret e zonës.

Dita 2: Pasdite

Pas një mëngjesi aktiv, drejtohuni në restorantin Era në ish-Bllok, ku do të gjeni gatime tradicionale të shijshme dhe një atmosferë të ngrohtë. Mos lini pa provuar pudingun e famshëm të orizit.

Pasi të keni ngrënë, bëni një shëtitje në zonën e Bllokut, një lagje e njohur për historinë dhe energjinë e saj. Ndërsa jeni aty, ndaloni për një pije në Radio Bar, përpara se të eksploroni lagjen Pazari i Ri. Këtu do të gjeni suvenire, produkte artizanale dhe një atmosferë unike të tregut tradicional./ Escape

Të fundit

Kush janë lojtarët më të paguar të Kombëtares (EMRAT)

Shumë prej tyre luajnë në kampionate të elitës. Futbollistët e kombëtares shqiptare I gjejmë në Serinë A të Italisë,...

“Deri dje ishim…mos më bëj ta them”/ Rama u përgjigjet kritikave për rrugët

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjete sociale, i cili ka shkruar se “S’ka rrugë në Shqipëri, dëgjojmë vetëm lotet...

Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025,Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm...

Dëmet në bujqësi pas reshjeve të fundit, eksperti: Si pasojë e bllokimit të kanaleve

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ditën që lamë pas ka shkaktuar probleme të shumta. Reshjet e shiut kanë përfshirë territorin e...

“Mos hajde më tek lokali im”/ Ja si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e këngëtarit

Janë mësuar detaje të reja, nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku. U bë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar...

Lajme të tjera

Web TV