Krizë institucionesh, Apeli Administrativ bie ndesh me KLGJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka skualifikuar kohë më parë një magjistrat për shkak të problemeve me pasurinë, por Apeli Administrativ ka kundërshtuar këtë vendim.

Bëhet fjalë për Florin Demollarin, që kaloi në filtrat e kontrollit të Këshillit të Lartë Gjyqësor , i cili vendosi të skualifikojë kandidatin dhe refuzoi të bënte emërimin e tij si gjyqtar.

Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore nga Demollari dhe pak ditë më parë, Gjykata e Apelit Administrativ e shfuqizoi vendimmarrjen e Këshillit duke e urdhëruar atë të vijonte procedurat për emërimin e magjistratit të skualifikuar.

Vendimi në fjalë, vë në pikëpyetje jo vetëm filtrat e kontrollit, por mund t’i hapë rrugë një precedenti të rrezikshëm. Nga ana e tij Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të kundërshtojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë./Fjala.al

Të fundit

‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth...

“Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve...

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

Shqiptarëve u shtohet një pasuri kombëtare: Dollia. Me fund…

Nga Leonard Veizi Tani që dollia u kthye në art, për shqiptarët s’do ketë më frerë. – Me fund! Sepse Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka...

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të...

Lajme të tjera

Web TV