Sulmet e Berishës ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar gjuhën dhe etiketimet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas KLGJ-së, deklaratat nga persona publikë dhe disa shkrime të publikuara në media cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këto etiketime thotë KLGJ-ja janë të pajustifikuara dhe për pasojë ndikojnë në uljen e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.

Kjo gjuhë shton KLGJ-ja, synon intimidimin, kërcënimin dhe “ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike”.

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Lexo edhe :  Rama për pensionistët/ Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS 2 bonuse në vit

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë./e.t

Të fundit

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Lajme të tjera

Web TV