Koronavirusi, BSH jep lajmin e mirë për kredimarrësit: Mund të shtyhen sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ekonomia e vendit ka hyrë në një ngërç për shkak të koronavirusit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko ka dhënë lajmin se kreditë për bizneset dhe individët mund të shtyhen përtej datës 31 maj.

“Rritja e borxhit publik është një kosto e pranueshme. Biznesi privat duhet të jetë fleksibël. Ne po shikojmë situatën financiare të bankave dhe bizneseve, jemi duke parë shifrat, ndikimi që ka në sektor shtyrja e kësteve dhe mundësia e një reagimi nga Banka e Shqipërisë. Po marrim në konsideratë një reagim të dytë për të lehtësuar bankat në raport me ristrukturimin e kredive, mund t’u lehtësojmë, një ristrukturim më afatgjatë, por bazuar te cikli i bizneseve. Psh turizmi një sektor më i goditur mund të ketë nevojë për një ristrukturim apo i fasonëve.”-tha Sejko.

Kreu i BSH foli edhe për garancinë sovrane të ofruar nga qeveria dhe bankat për biznesit. Ai tha se janë miratuar rreth 8.5 milionë euro, dhe pritet miratimi ende i 300 aplikimeve për të parë sesi ka ecur ky instrument financiar.

“Garancia sovrane për biznesin akoma nuk është përfunduar, normalisht do të shikojmë efektin kur të prezantohet, për momentin bankat po operojnë me garancinë e parë sovrane për pagat e punonjësve. Kemi rreth 70 raste të aprovuara, 8.5 mln euro, por ka edhe 300 aplikime të tjera në proces. Është një garanci po elaborohet në sistemin bankar. E dyta do të shikohet kur të bëhet e vlefshme, edhe ne më pas do të kemi një ide më të qartë.

Të fundit

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

Lajme të tjera

Web TV