-Plasi në UT! Mish-mash akademik, zgjedhjet përçajnë profesorët
Teksa ka një kakofoni të madhe ligjore, interesash dhe përçarje të fortë mes institucioneve dhe drejtuesve të fakulteteve Ministria e Arsimit ende nuk e ka thënë fjalën e saj, pavarësisht se duhet të ishte ajo që do i vinte “vulën përfundimtare” të gjithë situatës aspak serioze të krijuar.
Zëvendësministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku i pyetur nga “Gazeta Fjala”, se si do të proçedohet në një situatë të tillë u shpreh se ende nuk është marrë një vendim.
“Ne jemi ende duke e shqyrtuar shtyrjen e zgjedhjeve, vendimi do të merret këtë javë. Vendi është në një situatë që mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi nuk dihet ende sa do zgjasë. Kështu që kjo nuk është zgjidhje e lehtë”-tha ai.
Më tej, numri dy i Ministrisë së Arsimit la të kuptohet se gjithçka është në “dorë” të pandemisë, e cila kushtëzon zhvillimin normal sit ë zgjedhjeve, në fakultete, Rektorat dhe Senate ashtu edhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.
“Situata mund të vazhdojë edhe një vit, ose ndoshta deri në zbulimin e vaksinës . Nuk ka një situatë perfekte për realizimin e zgjedhjeve pa u zbuluar vaksina, vendimi nuk është shumë I thjeshtë. Patjetër që studentët kanë ankesat e tyre, po nuk është e thjeshtë në një situatë të tillë”, u shpreh Zëvendëministri i Arsimit.
-Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrës: Nuk ka zgjedhje pa studentë