Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrës: Nuk ka zgjedhje pa studentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Plasi në UT! Mish-mash akademik, zgjedhjet përçajnë profesorët

Kreu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, në një intervistë për gazetën “Fjala” shprehet se për shkak të situatës së krijuar është në kufijtë e të pamundërës të zhvillohen zgjedhjet, ku më kryesorja është mungesa e studentëve, të cilët kanë 10% të votës.

“Nuk ka shanse që të bëhen zgjedhje pa qenë të gjithë studentët në auditor”. Kështu u shpreh në një prononcim për gazetën “Fjala” dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, në lidhje me debatin e përfolur së fundmi për realizimin ose jo të zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

Drushku theksoi se qëndrimi i tij është neutral në këtë situatë ku ka pasur përplasje të shumta, së fundmi mes rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe Komisionit Institucional Zgjedhor. Por, sipas tij, nuk duhet të nxitohemi në këtë periudhë pandemie. “Për aq kohë sa kjo situatë ka një interpretim ligjor dhe institucional, qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me pjesën nëse jemi dakord apo jo që zgjedhjet të realizohen. Unë nuk kam një qëndrim të qartë, që të marr një pozicionim, pasi nuk jam i aftë ta trajtoj këtë problem nga pikëpamja ligjore, se cila nga palët ka të drejtë apo jo”, u shpreh Drushku.

Dekani shtoi se në një situatë të tillë, zgjidhja duhet të vijë nga Ministria e Arsimit, si i vetmi institucion që mund ta mbyllë këtë konflikt.

“Në lidhje me këtë situatë duhet të prononcohet ministria që ka organizuar zgjedhjet. E vetmja që e mbyll konfliktin në këtë rastë është ai që ka shpallur zgjedhjet. Ne as nuk inkurajojmë dhe as nuk frenojmë. Ne presim nga dita në ditë një reagim që detyrimisht duhet ta bëjë Ministria e Arsimit. Deklarata që mund të jenë emocionale të njerëzve, për mua nuk janë të bazuara ligjërisht”, shtoi Drushku.

Për sa i përket faktit që nëse këto zgjedhje realizohen, do ketë mungesë të votës së studentëve, e cila ka një peshë prej 10%, Drushku u shpreh se tashmë kanë nisur aplikimet për Senat, por ende nuk dihet nëse studentët do të mund të vijnë ose jo në universitet për zgjedhje. Për sa i përket nisjes së procedurave për zgjedhje në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Drushku theksoi se procesin zgjedhor nuk e monitoron dekani apo fakulteti.

Lexo edhe :  “Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Sipas tij, shpalljen e fillimit të zgjedhjeve e bën titullari i institucionit që është rektori, më pas janë organet KIZ (Komisioni Institucional Zgjedhor) dhe KZF (Komisioni Zgjedhor i Fakultetit).

“Për sa kohë nuk ka organe të zgjedhura dhe KIZ-i ekzistues po vazhdon të bëjë rolin e monitoruesit të zgjedhjeve, është detyra e tij për të monitoruar zgjedhjet, nuk është detyrë e dekanit. Ne nuk ndikojmë në procesin zgjedhor”, tha Spiro Drushku.

Në kuadër të diskutimeve për kthimin e studentëve në auditore, Drushku u shpreh se zgjidhja më e mirë sipas tij është mësimi online dhe realizimi i provimeve po online.

“Numri i lartë i studentëve dhe hapësirat e ngushta do ta vështirësojnë shumë procesin e ruajtjes së distancimit dhe të sigurimit të masave strikte. E shoh pak të sikletshëm dhe jo shumë të realizueshëm, megjithatë ne do të presim vendimin që do të dalë nga komisioni dhe nga ministria në lidhje me këtë proces pasi ne të bëjmë propozimet tona”, tha Drushku.

Tashmë primare mbetet shëndeti për shkak të pandemisë, por ndërsa ka nisur lehtësimi i masave, ende nuk ka një vendim përfundimtar për sa i përket auditorëve të studentëve, të cilët do të duhet të mbyllin vitin akademik, por prej afër dy muajsh janë duke e zhvilluar mësimin online.

“Në fakultetin tonë ka pasur një proces dezinfektimi masiv të gjithë godinës, por në momentin që mund të vijnë studentët nuk duhet bërë dezinfektimi vetëm një herë, duhet të bëhet çdo orë, në mënyrë që sa herë të hyjnë dhe të dalin studentët, mjediset duhet të dezinfektohen. Duhet të jetë një aksion shumë i madh i masave të higjienës. Duhet të jetë një masë e vazhdueshme, e cila kërkon shumë punë dhe angazhim të madh të stafit. Relativisht është pak e vështirë që në këto kushte dhe me numër të madh studentësh që kemi ne, të arrijmë të sigurojmë të gjitha masat e distancimit dhe të higjienës sanitare që sigurisht duhen bërë”, u shpreh Drushku për gazetën “Fjala”./ Ina Allkanjari

-Universitetet/ Zv.ministri Rrumbullaku për “Fjala”: Do marrim vendim brenda javës

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV