“Jeni të pangopur”, mjeku Kalo ‘shpërthen’ ndaj politikanëve: Si mund të dëshironi vdekjen e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Kalo, mjeku i njohur është shprehur shumë i indinjuar ndaj zërave që thonë se mund të ketë më shumë viktima, nga sa kanë raportuar zyrtarisht institucionet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Kalo është shprehur se as më injoranti dhe më anti-shqiptari nuk ua dëshiron vdekjen bashkëkombasve.

Reagimi i plotë

“JETA kurdoherë do të Triumfojë mbi VDEKJEN….SARS-COV2/COVID-19 nuk është MILITANT apo DASHAMIRËS i asnjë Partie… Sars-Cov2/Covid-19 është një “shëndet-vrasës viral”, dhe dëmet që ai shkakton mbi shëndetin tonë NUK kanë të bëjnë fare me POLITIKËN MJERANE, që duan të luajnë disa kokënxehtë te ne…IDIOTËSITË keqdashëse të një GRUSHTI të PANGOPURISH me PUSHT-SHTET e PASURI, të pa vënë me Punë e Djersë në këto 30 vite DEMON-KRACI, po turbullojnë jo pak mëndjet tona.….Po trokas në dyert e vitit të 64 të jetës dhe atij të 39 të ushtrimit të profesionit më fisnik në Botë, të MJEKUT MANTELBARDHË, por që të lexoj nëpër gazeta, postime në rrjetet sociale, në komente të ndryshme apo të dëgjoj në dalje televizive, se DUHET të kemi më shumë te vdekur nga COVID-19 se sa ato që raportohen, KËTË gjë as INJORANTI apo ZEMËRZIU më anti-shqiptar NUK mundet ta imagjinojë….JENI vallë SHQIPTARË apo BUKËSHKALË???….TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….MIQ e DASHAMIRËS…..Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet: “Dr. T. KALO”…JAM aty kurdoherë së bashku me EKIPIN e papërtuar të Mjekëve, Infermjerëve, Farmacisteve, Sanitareve, Imazheristëve, Administratoreve, Barrelmbajtësve, Shoferëve, Koordinatoreve, Dezinfektuesve, Punonjësve të Shërbimit e të Mirmbajtjes, Punonjësve të Rendit, etj., që të VIGJËLOJMË për shendetin tuaj, t’ju ndihmojmë të fitoni përpjekjet tuaja ndaj “SFIDËS COVID-19”, si dhe të KTHEHENI sa më shpejt të shëruar në gjirin e familjeve tuaja, që aq shumë ju i mungoni por që edhe ju vetë ata ju mungojnë përgjatë hospitalizimit te ne…BASHKËKOMBAS…Ju duam dhe ju respektojmë shumë…DËGJONI këshillat tona si profesionistë humanë, dhe VIJONI PËRKUJDESJEN ndaj vetes suaj, VIJONI e repektoni rregullat e higjenës e të distancimit fizik, sepse SË BASHKU ME DURIM e PËRPJEKJE do ja dalim mbanë kësaj sfide, ndaj një virusi shumë tinzar, shumë infektues dhe jo pak jetëmarës, POR jo të pamposhtshëm….SHQIPËRIA ka kurdoherë nevojë për gjithësecilin prej jush!!!”

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV