Rama zhvlerëson Gent Cakajn, shtyhet vendimi për pasaportat diplomatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shumë diskutuar si propozim për Ministër i Jashtëm, Gent Cakaj ishte edhe basti i kryeministrit Rama në atë “betejë” institucionale edhe me Presidentin Meta, si njeriu i duhur i diplomacisë shqiptare.

Por, pas zhgënjimit për çeljen e negociatave, duket se Cakaj nuk është i preferuari i Ramës në krye të këtij institucioni dhe kjo ka qenë tepër e theksuar ditët e fundit.

Rasti më i fundit është edhe zhbërja e vendimit që Cakaj propozoi me aq pompozitet në qershor të 2019-s, përdorimi i pasaportave diplomatike apo shërbimit deri në fund të vitit.

Ndërsa ende nuk janë publikuar vendimet e mbledhjes së fundit të qeverisë, Top Channel raporton se Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shtyrë vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Ky vendimi i marrë së fundmi rrëzon vendimin e marrë më 12 qershor kur u vendos se “formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”. Me vendimin e ri ky afat është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021-shit.

Por, kundërshtitë më të mëdha i kishte pika 14, ku parashikohej se: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.”

Me vendimin e ri është ndryshuar: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020.”

Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cenohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshme. Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit.

Lexo edhe :  Meloni nga Lezha: Shpresoj që kjo marrëveshje të jetë shembull për BE-në

Gjyqtarët janë vetëm një prej kategorive që pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, ashtu si pjesa më e madhe e funksionarëve publikë.

Të fundit

Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooli

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast mes të tjerash kanë folur edhe rreth...

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, ndalohet shoferi i morgut, filmoi trupin e pajetë

Policia ndaloi shoferin e morgut që paraditen e djeshme transportoi trupin e pajetë të Erald Nevruzit i cili u gjet në zonën e Gjipesë...

75 vjet DPA, presidenti Begaj: Investimi në arkiva është imperativë e kombit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) feston 75-vjetorin e themelimit të saj. Me rastin e këtij përvjetori jubilar, u mbajt një ceremoni kremtuese me pjesëmarrjen...

Lefter Alla lihet në qeli/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 3 vite burg

Lefter Alla, ish-kryetar i Bashkisë së Bulqizës lihet në qeli. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite burg për Lefter Allën,...

Prodhimi i armëve Made in Albania/ Kompanitë 10 vjet pa taksa nëse investojnë 25 mln euro

Qeveria merr hapin tjetër për të nxitur prodhimin e armëve ‘Made in Albania”.  Harton dhe hedh për konsultim publik pr/ligjin që rregullon industrinë e...

Lajme të tjera

Web TV