Tjetër tërmet në Greqi, vendi ‘nuk gjen qetësi’

Ditën e djeshme është ndjerë tërmet në Dodekanez.

Tërmeti me madhësi 4 ballë i shkallës Rihter, goditi brigjet e Kos të dielën pasdite.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte epiqendrën e tij 25 km në perëndim-jug-perëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi të madhe fokale prej 122.9 km.
Asnjë dëm nuk është raportuar nga tërmeti deri më tani.