Letonia dha sot një kontribut prej 70,000 eurosh për të ndihmuar Shqipërinë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Kështu ka deklaruar sot Ministria e Jashtme.
Në përputhje me vendimin e kabinetit të ministrave të 3 dhjetorit, paratë u siguruan nga fondet e buxhetit të shtetit.
Fondet iu paguan Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në mbështetje të përpjekjeve të saj për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të popullit të Shqipërisë për të lehtësuar rregullimin e dëmeve që la pas tërmeti, tha ministria.
Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 ballë. Si rezultat, 51 njerëz mbetën të vdekur, shumë të tjerë pësuan dëmtime , dhe mijëra prej tyre mbetën të pastrehë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha edhe në infrastrukturë.
Letonia së fundmi I dha ndihmë humanitare Shqipërisë kur I njëjti rajon I vendit u prek nga një tërmet prej 5.8 ballësh në 21 shtator, i cili u shoqërua me reshje të medha shiu dhe përmbytje duke e bërë situatën edhe më të përkeqësuar.