A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për Oksitocinën, apo siç njihet ndryshe si “hormoni i dashurisë”.

“Në trurin e njeriut ndodhin miliarda reaksione kimike në çdo moment dhe neurotransmetuesët çojnë gjithë informacionet tek neuronet dhe në pjesën e hipofizës prodhohet një pjesë e madhe e hormoneve, ku një nga hormonet kryesore është oksitocina që ndikon tek të gjithë elementët e trurit, madje dhe tek kujtimet, apo frikërat” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se kur njerëzit janë të ftohtë, nuk falin dhe japin dashuri, kryesisht kanë mungesë oksitocine.

Sipas Altinit, ky hormon është një qetësues natyral dhe i stresit, sikurse një element për mirëqenien emocionale, pa harruar që është determinante për lidhjet e forta sociale që ne mund të kemi ose jo. Ndaj oksitocina është quajtur si hormoni i dashurisë, miqësisë dhe i emocioneve.

“Oksitocina merr pjesë në rritjen e njeriut dhe në shërimin e trupit tonë, madje është determinante në riprodhimin tonë për të ardhmen” shtoi Altini, duke vënë theksin tek efektet anti inflamatore, pa harruar se oksitocina e mbron trupin tonë nga traumat.

Gjithashtu oksitocina është ndihmues shumë i mirë në ushqyerjen me gji tek nënat e reja.

”Nëse një nënë ka mungesë të qumështit të saj, një arsye është mungesa e oksitocinës” tha Altini. Oksitocina ka efekt dhe kundër plakjes, pasi nëse një njeri plaket dhe thinjet më shpejt, atëherë ka mungesë të oksitocinës. Rritja e obezitetit gjithashtu lidhet dhe me uljen e oksitocinës në trup. Oksitocina balancon dhe nivelet e kortizolit, duke ulur stresin e organizmit.

Sipas Altinit, njeriu kur është i dashuruar dhe nuk ndërron partner shpesh, prodhon oksitocinë në mënyrë të përhershme. Kur kemi nivel më të lartë të oksitocinës, tek meshkujt mund të kemi zgjerim prostate, ndërsa tek femrat kancer gjiri.

Lexo edhe :  Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

“Bota virtuale dhe teknologjia janë ndikuese në uljen e nivelit të oksitocinës” tha Altini në vijim të bisedës. Njerëzit që përqafojnë shumë, që dhurojnë emocione, që bëjnë dhurata, rrisin nivelin e oksitocinës. Ngrënia e ushqimeve afrodiziake si mjalti, kafeja, çokollata, prodhimet e detit apo marrja e vitaminës D nga dielli çdo ditë, ndikojnë në rritjen e oksitocinës.

Studimet kanë parë që oksitocina është e ulur tek të dy gjinitë, si femra ashtu dhe meshkuj. Aktiviteti fizik ndikon shumë në nivelin e oksitocinës, dalja në natyrë dhe raportet sociale të afërta./    S,M

Të fundit

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut...

Lajme të tjera

Web TV