Programi ekonomik i PD/ Berisha: Tatim 10% për të ardhurat, 0 taksim profesioneve të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fundjavë kryedemokrati Sali Berisha premtoi se me PD në pushtet Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulta në Europë.

Këtë të hënë në konfernecën me gazetarët, kryedemokrati detajoi më tej programin ekonomik më të cilin forca politike që ai drejton do t’i kërkojë votën qytetarëve në 11 Maj.

Berisha garantoi se projekti i tij nuk cenon sigurinë ekonomike të vendit.

Programi ekonomik i partisë demokratike ka si synim kryesor uljen e taksave për shqiptarët, pohoi kreu i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët. Fillimisht ai u ndal tek tatimi i pagave.

“Do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10% mbi të ardhura të tjera, jo nga paga. Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël”, tha mes të tjerash Berisha, shkruan A2 CNN.

Më tej Berisha shpjegoi përfitimet që do të ketë biznesi i vogël, si pjesë e ofertës politike të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

“Tavani vjetor për tatim fitimin, zero për biznesin e vogël, do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë po ashtu në masën 18 milionë lekë xhiro vjetore, apo 500 euro në ditë.

Ulje nga 15 në 2 % të taksës së shitje së pronës dhe për këtë qëllim krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës”, tha më tej Berisha.

Rrezikut se me uljen e taksave rrezikohet një destabilitet ekonomik për vendin, Berisha e mohoi në mënyrë kategorike.

“Ne japim garanci të plotë se, jo që nuk do të cenojë, por do të forcojë stabilitetin ekonomik, do krijojë masivisht punësim, do të nxisë masivisht prodhimin”, përfundoi Berisha.

Lexo edhe :  "Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha"

Lajmet jo të mira nga Uashingtoni, ku raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e konsideron procedimin penal të Berishës si sukses të SPAK dhe i referohet hapur shpalljes së tij ‘non grata’ për korrupsion masiv, ngritën pikëpyetje mbi aktivitetin e strategut Chris LaCivita, që me përfshirjen e tij në fushatë ngjalli shpresat se do të ndikonte pranë Presidentit Trump për të ndryshuar qasjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj Sali Berishës.

Por Berisha tha se “LaCivita është në aktivitet të plotë me PD”./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Lajme të tjera

Web TV