Legjenda e skuadrës së Manchester United, Ryan Giggs beson se ish mesfushori i Red Devils, David Beckham u shit me bujë te Real Madrid sepse grindej thuajse çdo javë në Old Trafford, e madje detyroi dhe trajnerin Ferguson ta godiste me këpucë.
Anglezi Beckham vulosi asokohe transferimin te Real Madrid në 2003 për shifrën e 25 milionë Paundëve. Ryan Giggs specifikoi dhe grindjet me trajnerin Sir Alex Ferguson, një nga trajnerët më fitues në historinë e futbollit.
“Të dy ata, Beckham dhe Ferguson ziheshin vazhdimisht dhe ishte e qartë se njëri do të largohej. Situata u përkeqësua kur Sir Alex Ferguson e goditi Beckham me këpucë. Të nesërmen përfundoi në media ajo ngjarje dhe Ferguson ia bëri të qartë drejtuesve: Beckham duhet të largohet”, thekson Giggs.
Gjatë 27 viteve që qëndroi në pankinën e Manchester United, skocezi Ferguson fitoi plot 38 trofe të ndryshëm dhe në ultimatumin drejtuar klubitr, ishte e qartë se kush duhej të sakrifikohej. Uellsiani Giggs gjithsesi ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ikonën e sportit e shoëbiz, Beckham, edhe me trajnerin ishullor.