Meta depoziton padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca ka ngritur një padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka qenë ai që ka depozituar padinë ligjore.

Në dokumentin drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Dervishaj thotë se kjo është kërkesa e dytë për Teatrin Kombëtar, e cila ka efekt të drejtpërdrejtë në humbjen e identitetit kombëtar.

Bledar Dervishaj kërkon që të ndalohen efektet e këtij vendimi dhe çdo vendimi që cenon godinën e Teatrit Kombëtar.

Në korrik të vitit të kaluar, vetë kreu i shtetit dorëzoi në Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë pas pak Presidenti Meta pritet të dalë në konferencë për shtyp, që sipas burimeve do të ketë të bëjë me këtë çështje.

Mësohet se Presidenti do të bëjë gjithçka për të ndaluar kalimin e teatrit nga pronë shtetërore në pronë të Bashkisë së Tiranës.

Të fundit

Sot telefonata Trump-Putin, Rubio: Të gatshëm të godasim me sanksione shkatërruese

Sot në orën 10 të mëngjesit me orën e Uashingtonit, Donald Trump do të flasë me Vladimir Putin. Temat...

Fifi prek zemrat e ndjekësve për të birin: S’mundem të jem nëna ‘perfekte’

Këngëtarja e njohur Fifi, ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim prekës në InstaStory, kushtuar të birit të saj të vogël. Në postim, ajo...

Nicușor Dan u zgjodh president i Rumanisë, Begaj: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve...

Ish-kancelari i Austrisë: Mandati i 4-rt i Ramës, arritje e rrallë në politikën europiane

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz e ka quajtur fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga kryeministri Rama, si një arritje të rrallë në politikën...

“Qyteti i gurtë sharmant”, Rama ndan në Facebook artikullin e “Islands” për Gjirokastrën

Revista “Islands” i ka kushtuar një artikull promovues Gjirokastrës sonë, duke e cilësuar atë si një qytet me atraksione turistike. “‘Qyteti sharmant prej guri’ i...

Lajme të tjera

Web TV